FOLKLORI

Tradita përmes valleve popullore

Sabrina Abazaj, nxënëse në gjimnazin “Elite”, Vlorë, ka përgatitur një artikull informues për vallet popullore. Nxënësja është gjithashtu kërcimtare e valleve popullore, ndaj ndan me ne, informacione të vlefshme dhe të detajuara rreth valleve.

Ballkanit tonë i duhet një traditë e bukur shqiptare, i duhet një art i trashëgueshëm nga dikush. I duhet një 'pishtar' për ta ndriçuar. Ky pishtar, ky art, kjo traditë është performanca e bukur e kërcimeve popullore. Kërcimi popullor shqiptar ka një element të veçantë: emocionin që transmeton kërcimtari gjatë kohës në skenë. Kërcimtari e performon vallen me një kostum tradicional, i cili përfaqëson traditën ose grupin në të cilin ndodhet. Kërcimtari duhet të japë mesazh të fortë të valles tek shikuesit. Duhet të përcjellë 'trimërinë' dhe 'heroizmin' që mbart vallja. Jo të gjithë kërcimtarët japin mesazh të fortë gjatë performimit të tyre. Kërcimtari i cili qëndron në krye të valles popullore konsiderohet 'solist'. Solisti ka tendencën të performojë dhe të japë një mesazh ndryshe nga kërcimtarët e tjerë, që ndodhen në skenë, pasi mbart rolin më të vështirë të valles. 


Vallet popullore tashmë mbeten folklor dhe traditë e lashtë. Por a ka kërcimtarë modernë në këto kohë? Është e vështirë të vërtetohet kjo gjë, pasi pjesa më e madhe preferojnë kërcimin modern dhe kjo gjë ka sjellë 'ulje në artin e valleve popullore', por me forcë, vullnet, durim, përkushtim, dëshirë arrihet çdo gjë. Mendoj se përsëri vallet popullore do të kalojnë 'limitin' e pëlqimeve në këtë kohë moderne, ashtu si kërcimi modern apo klasik. 

Më poshtë janë disa udhëzime: Një kërcimtari për të mësuar një koreografi të plotë i duhet rreth një javë punë. Kostumi popullor tek burrat përbëhet nga fustanella 150-200 palë, ngjyrë e bardhë, këmishë, xhamadan me dekor, brez, qylaf. Kostumi tek gratë përbëhet nga një fustan, i cili qëndron i veshur deri tek gjunjtë, xhamadan i qendisur me dekor të ndryshëm. Ndërsa në traditën çame, gratë kanë veshje me tumanë të kuqe, ose fustan i gjatë me dekor. Në kostumin e veriut gratë kanë ngjyra të ndryshme të veshjes. Muzika, kolazhet, etj, ku kërcimtari krijon koreografi është 5-10 minuta. 



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

3,551 Lexime
4 vjet më parë