Skënderbeu hero kombëtar dhe "Skënderbeu" kampion i Superligës Shqiptare!
“Skënderbeu është kampion për gjashtë vjet rradhas. Skënderbeu mundi Flamurtarin. Skënderbeu se la Partizanin të dilte kampion”
Një mësuese i ka dhënë detyrë nxënësve të saj për të shkruar për Skënderbeun. Ajo e ka fjalën për heroin tonë kombëtar, por një vajzë e vogël e ka kuptuar ndryshe detyrën dhe ka shkruar për ekipin e Skënderbeut i cili u shpall kampion duke mposhtur Flamurtarin në ndeshjen e fundit.
Ja çfarë shkruan nxënësja në detyrën e saj: “Skënderbeuështë kampion për gjashtë vjet rradhas. Skënderbeu mundi Flamurtarin. Skënderbeu s'e la Partizanin të dilte kampion”.
Babai i vajzës Ilir Hoxholli e komenton kështu veprimin e vajzës: “Mësuesja i jep detyrë gocës të shkruaj për Skënderbeun, po si mund të shkruajë ndryshe danoçja e Tironës. Ç'na ka gjet. Ta pyesim nesër mësuesen e kishte për heroin kombëtar apo për ekipin e Skënderbeut.”
Vendi i shqipes në familjen e gjuhëve indoeuropiane
“Piter Pan”, shfaqje për fëmijët në Teatrin Eksperimental
Gjuha shqipe, ndër tre gjuhët më të vjetra në botë