
Si të realizoni lojën e "Autoportretit" në klasën tuaj
Në mënyrë që mësuesit të krijojnë një ambient sa më miqësor për nxënësit, i ftojmë të realizojnë lojën e "Autoportretit". Kjo është një mënyrë efikase sesi ata të socializohen me njëri-tjetrin dhe të argëtohen.
Në mënyrë që mësuesit të krijojnë një ambient sa më miqësor për nxënësit, i ftojmë të realizojnë lojën e "Autoportretit". Një nxënës i ri mund të vijë në klasën tuaj, mbase edhe nxënësit aktualë nuk e njohin shumë mirë njëri tjetrin, sepse mund të vijnë nga shkolla të ndryshme. Ndaj, ju ftojmë të realizoni këtë lojë.
Mësuesi duhet të:
Krijojë një mjedis ku njerëzit të ndjehen lirshëm dhe secili nxënës të prezantojë veten, pra të thyhet akulli mes nxënësve.
Mjetet e nevojshme:
- Një tabak letre dhe një stilolaps për secilin nxënës.
- 10 minuta për vizatimin e portretit dhe 10 minuta për të parë miniekspozitën me autoportrete.
Çfarë duhet të bëni:
- Kërkojuni nxënësve të vizatojnë autoportretin në një fletë. Ata mund të përzgjedhin stilin që u pëlqen – artistik, karikaturë, abstraksion. Kërkoju që të shkruajnë emrin e tyre në autoportret.
- Kërkojuni që të shkruajnë në fund të fletës ngjarjet më të rëndësishme në jetën e tyre. Grumbulloji autoportretet dhe ekspozoi ato në tabelë ose në mur.
- Jepuni kohë nxënësve që të shikojnë ekspozitën.
Ky ushtrim zakonisht i argëton nxënësit. Ai është një mjet i mirë për të zbehur dallimet midis tyre dhe një akullthyes i përshtatshëm.
Është teknikë e mirë për nxënësit që të memorizojnë emrat e njëri-tjetrit dhe të njohin shokët/shoqet e tyre. Pasi, ana vizuale mbetet në memorien e tyre. Do ta shikoni pas kësaj "loje" që ata do të socializohet shumë me njëri tjetrin.
Më pas, ata duhet të lidhin autoportretin e ekspozuar me personin që fshihet pas tij. Mund ta organizoni edhe ne formë konkursi. Nxënësi që bën më shumë lidhje të sakta mes autoporteteve dhe personave reale, fiton.
(P.Shtini; Portali Shkollor)
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Lojërat më të bukura të viteve ’90 që mund t’ua tregoni nxënësve apo fëmijëve tuaj
“Klubi i fëmijëve”, revista e parë online falas për të vegjlit tanë