Si të ndërtoni një makinë vetëlëvizëse me magnet
“Është një eksperiment shkencor shumë emocionues. Mund të dalloni ndërveprimin midis fushës magnetike dhe asaj elektrike”, tha inxhinieri.
A keni provuar ndonjëherë të ndërtoni një makinë vetëlëvizëse? Disa mund ta keni menduar por nuk e kanë provuar sepse menjëherë kanë hamendësuar se ju duhen shumë mjete të cilat mund të mos gjenden në shtëpinë e tyre... dhe kështu kanë hequr dorë. Por eksperimentet janë argëtuese, zbavitëse dhe informuese për të gjitha grupmoshat.
Steve Maxell, inxhinier i firmës K&J, e ka provuar dhe ka arritur të ndërtojë një makinë të vogël vetëlëvizëse vetëm me anë të një magneti, baterie dhe letre alumini.
“Është një eksperiment shkencor shumë emocionues. Mund të dalloni ndërveprimin midis fushës magnetike dhe asajelektrike”, tha inxhinieri.
Por si veprohet për të ndërtuar makinën vetëlëvizëse? Për këtë ju nevojitet: një magnet, një bateri dhe letër alumini.
Fillimisht vendosni një magnet në formë unaze në kontakt me polin pozitiv të baterisë.
Pastaj shtoni magnetë në formë rrethore në të dypolet e saj.
Më pas shtrini letrën e aluminit dhe formoni me të një shirit letre të drejtë dhe me sipërfaqe të lëmuar. Sigurohuni që nuk ka asnjë të ngritur dhe vendosni mbi të pajisjen që sapo ndërtuat.
Kontakti midis letrës së aluminit dhe baterisë bën të mundur kalimin e rrymës elektrike. Për arsye se kahu i rrymës është perpendikular me fushën e krijuar të magnetit, atëherë lind një forcë. Kjo forcë rrotulluese do të lëvizë rrotat e makinës përgjatë shiritit të letrës së aluminit.
Këtë eksperiment të thjeshtë mund ta provojnë të gjithë nxënësit.
Gjuha shqipe, ndër tre gjuhët më të vjetra në botë
Zbulohet numri më i madh i rëndomtë!
Mësimet e jetës sipas një mësuesi!