Si të luajmë Biçi-boll (Cycle-ball), ja rregullat e lojës

Lojërat argëtuese janë të dashura për të gjithë ne. Kur bëhet fjalë për lojëra me top të gjithë janë gati fëmijë dhe të rritur

Lojërat argëtuese janë të dashura për të gjithë ne. Kur bëhet fjalë për lojëra me top të gjithë janë gati fëmijë dhe të rritur. Ju prezantojmë një lojë zbavitëse e cila quhet Biçiboll

Për të luajtur këtë lojë ju nevojitet: biçikleta, një top që kërcen lehtë (psh. top volejbolli) dhe dy fusha të rrumbullakta me diametër rreth 4 metër me nga një portier brenda. Dy skuadra, maksimumi 4 për çdo anë përpiqen që mbi biçikleta të godasin topin me dorë ose me këmbë dhe t’ia japin portierit të fushës së tyre, që pasi ta ketë kapur e përplas brenda fushës kështu që skuadra të ketë fituar një pikë. Mund të luhet edhe me një portë dhe me dy skuadra.

Ushtrime të ndryshme shkathtësimi

Të nisesh pa marrë vrull.

Të ndalosh dhe të vazhdosh sërish pa vendosur këmbën në tokë.

Të pedalosh vetëm me një këmbë.

Një pikë në dysheme ta kalosh me biçikletë majtas me rrotën e parë dhe djathtas me rrotën e dytë ose anasjalltas.

Në një kosh në portobagazh të transportosh sende ose lëngje.

Ecje kërmilli (sa më ngadalë që të mundesh).

Të ecësh mbi shkronja (ose fjalë të tëra) (Kur ke një pellg atëherë gjurmët dallohen më qartë mbi asfalt nuk mund të vizatosh shumë mirë.

Ec në terrene të ndryshme me biçikletë.

Sende të lëvizshme (topa shkumëdeti) t’i menjanosh.

Pedalim në formë ylli

Fëmijët u japin biçikletave njëri pas tjetrit. Në varësi të numrit të lojtarëve vendosen porta në formë ylli. (si porta mund të vendosen kuti boje etj.)

Ushtrimi: Fëmija i dytë nuk duhet të hyjë në portën e të parit, i treti nuk duhet të hyjë në të dytin e kështu me radhë. Radha se kush niset i pari ose i fundit ndryshohet herë pas here.

2,580 Lexime
8 vjet më parë