Mbijetesa

Si kanë mundur merimangat e detit t'i mbijetojnë kohës?

Një fakt i ri vjen nga shkenca, lidhur me arsyen pse dhe si kanë mundur merimangat e detit t'i mbijetojnë kohës. Për më tepër informacion lexoni artikullin e përgatitur më poshtë.

Ujërat e ftohta të Antarktikut, janë të mbushura me një grup të larmishëm merimanga deti, të ngjashme me oktopodë detarë që rriten aq të mëdhenj, sa pjatat e darkës që ne hamë zakonisht. Ato përdorin këmbët e tyre me gunga për lëvizje, frymëmarrje, si dhe procesin e tretjes. 

Studiuesit i tremben faktit se si këto merimanga gjigante, mund të vuajnë në një të ardhme të afërme, pasi në ujërat e oqeanëve, po gjendet aciditet. Por mbi një hulumtim që është bërë lidhur me faktin se si kanë mundur këto merimanga moderne të detit, kanë arritur të mbijetojnë, rezulton se ato vijnë nga një varg i gjatë merimangash të cilat kanë mbijetuar me një vendosje të madhe.


Në studim, shkencëtarët sekuencuan gjenetikisht të gjitha familjet e gjalla të merimangave (me një numër prej 89 specie, të gjitha të lidhura larg me merimangat e tokës), për të krijuar pemën e parë familjare gjithëpërfshirëse. Ata gjithashtu përfshinë në studim informacione nga fosilet antike.

Rezultatet treguan se cilat pjesë të trupit evoluan, kur dhe si zbuluan se paraardhësit e merimangave moderne të detit janë shumë më të moshuar dhe më të forta se sa mendohet. Ky grup ka lulëzuar larmishëm për afro 500 milion vjet. Pavarësisht nga ndryshimet dramatike në temperaturën e oqeanit dhe kimisë që shoqëruan zhdukjen masive të Permianit, i cili eliminoi pothuajse të gjithë jetën detare, merimangat arritën të mbijetojnë. 


 Por çfarë i bën merimangat e detit kaq të forta për të mbijetuar?


Kjo përgjigje mbetet ende e paqartë, por si përgjigje ndihmëse mund të lidhet me faktin se ato nuk varen si molusqet, të cilat nuk i mbijetojnë ujit me përbërje acidi. Por vetëm koha do të tregojë se si do të përballojnë zvarritëset e sotëm ujorë, kundër sfidave të ditëve moderne, si mikroplastikat, derdhjet e naftës dhe shkatërrimi i habitateve.



Përktheu: Marina Kërçeli

Burimi:https://www.sciencemag.org/news/2020/09/creepy-sea-spiders-have-evolved-be-tough

Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,047 Lexime
4 vjet më parë