Zbulimi

Shpiket materiali hidrofobik

Rezultati është një veshje transparente që nuk konsumohet dhe është rezistente ndaj rrezeve ultra vjollcë dhe në të ardhmen mund të shpëtojnë celularët nga uji; të ndalojnë dëmtimin e pasqyrave, të mbajnë xhamat pastër nga pikat e shiut

Një material i ri hidrofobik premton të kapërcejë kufijtë e forcës mekanike dhe stabilitetit kimik, që deri më tani kanë karakterizuar këtë lloj veshjeje. Një grup shkencëtarësh të Universitetit Kombëtar në Australi, kanë arritur të kombinojnë dy polimere, një më fleksibël dhe një tjetër më rezistent.

Rezultati është një veshje transparente që nuk konsumohet dhe është rezistente ndaj rrezeve ultra vjollcë dhe në të ardhmen mund të shpëtojnë celularët nga uji; të ndalojnë dëmtimin e pasqyrave, të mbajnë xhamat pastër nga pikat e shiut ose të ndalojnë formimin e akullit tek krahët e avionit. “Uji që rrëshqet sipër sikur të ishte mbi një skarë të nxehtë”, shpjegojnë kërkuesit.

“Shumë prej veshjeve funksionale që përdoren sot, janë të dobëta, por së shpejti mund të jenë në gjendje që të aplikojnë të njëjtat principe të këtij studimi, për të zhvilluar një veshje të fuqishme, vetëpastrimi, anti-dëmtim”, tha William Wong, një nga autorët e studimit.

1,958 Lexime
8 vjet më parë