Shkolla “Përparimi” Reçicë e Madhe do të jetë pjesë e mobilitetit me nxënës në Portugali
Nga data 6-12 mars Shkolla fillore komunale “Përparimi” Reçicë e Madhe do të jetë pjesë e mobilitetit me nxënës në qytetin e ombrellave-Agueda. Ky mobilitet sipas koordinatorit Besnik Alili synon shkëmbimin e përvojave mes nxënësve të shkollës nga Tetova dhe nxënësve nga Portugalia, Italia,Turqia dhe Romania.
Të flasësh për suksese të gjitha rrugët të shpien në shkollën fillore komunale “Përparimi” nga Reçica e Tetovës.
Kjo shkollë nga muaj mars i vitit 2019 është pjesë e dy projekteve ndërkombëtare të Erasmus+ që financohen nga Bashkimi Evropian dhe Agjencioni nacional për programe arsimore Evropiane dhe mobilitet.
Vazhdimësi e këtyre sukseseve është edhe mobiliteti i radhës si vijon:
Prej 6 deri më 12 mars Shkolla fillore komunale “Përparimi” Reçicë e Madhe do të jetë pjesë e mobilitetit me nxënës në qytetin e ombrellave-Agueda (Portugali).
Kjo shkollë do të përfaqësohet nga drejtori i shkollës Naser Nuhiu, arsimtari Elham Halili si dhe nxënësit Drini Rexhepi, Erjon Alimi, Jon Demiri, Lorik Islami, Adi Zilbeari dhe Bleron Demiri.
Ky mobilitet sipas koordinatorit Besnik Alili synon shkëmbimin e përvojave në mes të nxënësve të shkollës “Përparimi” Reçicë e Madhe dhe nxënësve nga Portugalia, Italia,Turqia dhe Romania.
Ky sukses i shkollës i adresohet grupit punues në përbërje:
- Naser Nuhiu-drejtor
- Besnik Alili-koordinator
- Teuta Alili-profesoreshë e grupit klasor
- Kadire Sherifi-profesoreshë e gjuhës angleze
- Arta Xhaferi-profesoreshë e informatikës dhe
- Alije Jonuzi- Sekretare e shkollës.
Vlen të ceket se muajt në vijim do të shoqërohen edhe me mobilitete të tjera në vende të ndryshme të Evropës.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
"7 Alfabetet e Gjuhës Shqipe" nga Ndrek Gjini
Si të dekorojmë shtëpinë për festat e fundvitit?