Shënohet Dita Europiane e gjuhëve të huaja, ja aktivitetet që do të ndërmerren online
Duke u nisur nga natyra e veçantë që ka kjo ditë, sot do të zhvillohen një sërë aktivitetesh për Ditën 2020. Si një ditë mjaft nxitëse por edhe gjithëpërfshirëse, për qëllim ka që nxënësit të arrijnë potencialet e tyre dhe të kenë rol aktiv në shoqërinë demokratike.
Është bërë traditë tashmë festimi i Ditës Europiane e gjuhëve të huaja, çdo 26 shtator, qysh prej vitit 2001.
Kjo ditë është vlerësuar si një ditë nxitëse por dhe gjithë përfshirëse, e cila mbështet nxënësit që të arrijnë potencialet e tyre dhe të luajnë një rol aktiv në shoqëritë e ndryshme dhe demokratike.
Qëllimet që ka kjo ditë janë:
- të forcojë ndërgjegjësimin për rëndësinë e mësimit të gjuhës në mënyrë që të rriten shumë gjuhësia dhe mirëkuptimi ndërkulturor;
- të promovojë diversitetin e pasur gjuhësor dhe kulturor të Evropës;
- të nxisë të mësuarit gjatë gjithë jetës brenda dhe jashtë shkollës.
Gjithashtu kjo ditë ju jep gjithsecilit prej jush një mundësi për të vlerësuar dhe promovuar të gjitha gjuhët dhe kulturat në Europë.
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit bëhet me dije se “Të interesuarit për të marrë pjesë në aktivitetin që do të zhvillohet, mund të gjejnë detaje të qindra veprimtarive që do të zhvillohen për kremtimin e Ditës, si dhe një larmi të gjerë burimesh dhe aktivitetesh në linkun https://edl.ecml.at/Home/tabid/1455/language/sq-AL/Default.aspx”.
Aplikacioni më i ri, krijuar posaçërisht për Ditën 2020, inkurajon të gjithë përdoruesit të ndërmarrin një varg sfidash gjuhësore, duke marrë pjesë në këtë aktivitet për të zhvilluar më tej njohuritë e tyre në përdorimin e gjuhëve të ndryshme.
Përgatiti: Marina Kërçeli
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni mësimdhënësve tuaj për festën e Vitit të Ri
Rregullat për të luajtur lojën me letra “UNO”