
Seminari shkencor “14 vjet Pavarësi/ Krenar për ty Kosovë”
Në ditën e sotme të përvjetorit të 14’ të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, “Klubi i Historisë” në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër, organizuan një seminar shkencor nën titullin “14 vjet Pavarësi/Krenar për ty Kosovë”. Aktivitetin e shoqëruan edhe disa pamje filmike historike.
Në ditën e sotme të përvjetorit të 14’ të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, “Klubi i Historisë” në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve në qytetin e Shkodrës nën drejtimin e mësuesit të historisë Armando Rrustemi organizuan në ambientet e kësaj shkolle një seminar shkencor nën titullin “14 vjet Pavarësi / Krenar për ty Kosovë”.
Në këtë organizim referuan nxënësit:
- Andi Ymeraj i klasës XII me temë:“Diplomacia e zbatuar në procesin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”;
- Skendi Kasemi i klasës XII me temë: “Proceset historike në mbërritjen e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës” ;
- Kadir Braqi i klasës XI me temë: “Të dhëna statistikore të procesit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.
Programi u shoqërua me një ekspozitë mjaft tërheqëse, ku u paraqitën dëshmi të gjalla të kësaj historie që përbën edhe bërthamën e ekzistencës shqiptare.



Aktivitetin e shoqëruan edhe disa pamje filmike që sollën emocione të gjalla të kësaj ngjarjeje historike.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Historike/ Gjuha shqipe futet në arsimin publik në New York
Philip Pullman: Pa histori, poema, piktura dhe muzikë, fëmijët do të vdesin urie!
Mjedisi, një thesar i çmuar që duhet ruajtur