“Së prapthi”, me 6, 7 maj ora 11:00 në Teatrin e Metropolit
“Së prapthi” është një shfaqje interaktive dhe argëtuese, është shfaqja e dytë e këtij lloji që Teatri Metropol vë në skenë nën regjinë e Aldi Hysotoçit.
Qendra Kulturore Tirana (Teatri Metropol) sjell këtë fundjavë për publikun e vogël premierën “Së prapthi”, me regji të Aldi Hysotoçit. “Së prapthi” është një shfaqje interaktive dhe argëtuese, është shfaqja e dytë e këtij lloji që Teatri Metropol vë në skenë, pas suksesit që patëm me shfaqjen “Zgjohu vëlla arush” ku fëmijët – publik bëjnë vetë shfaqjen, bashkë me dy aktorët Klesta Shero dhe Roerd Toçe.
Personazhet janë dy; motër e vëlla. Ngjarjet zhvillohen në dhomën e tyre të gjumit, para se të flenë nisin një rrëmujë të madhe duke luajtur. Gjatë kësaj kohe vëllait i humbet kapelja e tij e preferuar, motra më e vogël shikon që vëllai është shumë i mërzitur dhe kështu fillojnë aventurat për gjetjen e kapeles. Sa më shumë lojëra dhe kërkime aq më shumë rrëmujë dhe argëtim. Pas shumë aventurash dhe kërkimesh ata gjenden në një ishull të vetmuar. A do ta gjejnë kapelën speciale të vëllait dy personazhet tani?! A do ta rregullojnë rrëmujën?!
Premiera shfaqet në datën 6 dhe 7 maj, ora 11:00.
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Për herë të parë një Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, Manastirliu: Bashkë për të mbrojtur dhe forcuar trashëgiminë tonë gjuhësore
“Abetaret elbasanase” nga Natasha Shuteriqi Poroçani