Rruga nëpër të cilën kalon një punë kreative
Ka ditë ku nxënësit janë të zënë duke punuar së bashku dhe klasa është plot biseda dhe aktivitete. Cili është rezultati? Nxënësit kujdesen për punën.
Ka ditë ku nxënësit janë të zënë duke punuar së bashku dhe klasa është plot biseda dhe aktivitete. Cili është rezultati? Nxënësit kujdesen për punën. Kjo është arsyeja përse mësuesit duhet të interesohen për punët kreative. Ata punojnë në ekipe të vogla duke përdorur teknika krijuese të zgjidhjes së problemeve. Ky proces i mban ata të angazhuar, ndërsa i përgatisin për të ardhmen me aftësi shumë të mira si të menduarit kritik, motivimin, ndjeshmërinë dhe bashkëpunimin.
Niseni me një ngrohje të “muskujve të krijimtarisë”
Si fillim nxënësit duhet të bëjnë disa ushtrime ngrohjeje. Si fillim mund t’u jepet një copë letër me disa rrathë vizatuar në pjesën e përparame. Nxënësit fusin në punë imagjinatën, për mënyrën sesi t’i mbushin rrathët, duke vizatuar në to topa futboli, glob, orë ose një emoji. Kështu nxënësit ngrohin “muskujt e krijimtarisë”.
Bëni intervista me ta për të praktikuar të dëgjuarit dhe të kuptuarit
Të menduarit në procesin e të krijuarit ka të bëjë me dëgjimin dhe kuptimin e asaj që u duhet njerëzve. Para se nxënësit të krijojnë një zgjidhje, ata duhet të mësojnë për nevojat e të tjerëve dhe problemet e përditshme me të cilat përballen. Në këtë aktivitet, nxënësit praktikojnë vëzhgimin dhe dëgjimin e njerëzve që po përpiqen të ndihmojnë: shokët e tyre të klasës. Nxënësit do të punojnë me një shok/shoqe dhe do të bëjnë tri pyetje. Deri në fund të aktivitetit, secili nxënës duhet të jetë në gjendje të shpjegojë disa nga problemet e shokëve të klasës.
Aplikoni metodën “Stuhi mendimi”
Qëllimi i këtij aktiviteti është të krijoni sa më shumë ide të mundshme dhe mënyra për të zgjidhur problemin e shokut tuaj të klasës. Nuk ka ide të mira ose të këqija. Nuk ka asnjë problem nëse idetë e tyre janë të çmendura apo të pamundura.
Skiconi një prototip për një zgjidhje
Kërkojini nxënësve të zgjedhin një ide nga lista e tyre e ideve dhe përdorni fletoren e punës për të hedhur skicat e këtyre ideve.
Reflektoni mbi rezultatin
Na pëlqen të përdorim vetëvlerësime pasi të kemi mësuar diçka të re. Merrni parasysh të pyesni nxënësit se çfarë u pëlqeu nga i gjithë aktiviteti dhe çfarë mësuan.
Përktheu P.Shtini
Burimi: https://www.weareteachers.com/design-thinking-activities/
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Fletë pune për 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit
Lojërat më të bukura të viteve ’90 që mund t’ua tregoni nxënësve apo fëmijëve tuaj