
Rita Petro në zemër të lexuesve, në Gjenevë
Rita Petro ishte një nga zërat më të ndjerë në Panairin e Librit në Gjenevë, ku Lize’s Bookstore krijoi një atmosferë të veçantë për librin shqip. Autorja komunikoi ngrohtësisht me lexuesit, duke ndarë emocione e mesazhe përmes fjalës së saj. Takimi i drejtpërdrejtë e bëri letërsinë shqipe edhe më të gjallë.
Takimi me autorët. Në edicionin e dytë të pjesëmarrjes së saj në Panairin e Librit në Gjenevë, Lize's Bookstore solli një atmosferë të veçantë për dashamirësit e librit shqip. Në një hapësirë ku libri shqip merr jetë dhe fjala bashkon.
Të pranishmit patën mundësinë të njihen nga afër me veprat dhe rrëfimet e disa autorëve si, Enver Dugolli, Rita Petro dhe Ilir Xheladini, të cilët ndanë me publikun mesazhe të thella dhe emocione që vetëm libri mund t’i bartë.

Në një hapësirë ku libri shqip merr jetë dhe fjala bashkon, Rita Petro ishte një nga zërat më të ndjerë të ditëve në Panairin e Librit në Gjenevë, në stendën e Lize’s Bookstore.
Dita e parë e panairit, padyshim, ishte një ditë e veçantë një ditë që i fali lexuesit takime të rralla dhe emocione të sinqerta.
Rita, me një qetësi që rrjedh natyrshëm nga njerëzit që shkruajnë me shpirt, u bë menjëherë pjesë e ambientit, jo vetëm si autore, por si njeri që komunikon me lexuesin përtej faqeve të librit. Lexuesit e saj ndalën për të folur, për të ndarë përshtypje, për të pyetur, e mbi të gjitha për të falënderuar.
Ajo nuk është pjesë e diasporës, por praninë e saj në këtë aktivitet ia fali me përkushtim letërsisë dhe gjuhës shqipe, duke i dhënë këtij takimi një dimension të veçantë: një takim i drejtëpërdrejtë mes lexuesit dhe autores, ku fjala e shkruar merrte jetë përmes zërit të saj.
Ejani sot, më 22 Mars, pranë stendës së Lize’s Bookstore, për të vazhduar udhëtimin me librin shqip, për të blerë, për të lexuar, për të takuar autorë të tjerë dhe për të festuar gjuhën dhe kulturën tonë.
Leximi bashkon.
Libri frymëzon. Lize’s Bookstore ju mirëpret!



© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
“Adolescence” i Stephen Graham, një serial që duhet parë nga të gjithë
Për herë të parë, pianistët e rinj shqiptarë sfidojnë ata të huaj në konkursin ndërkombëtar "Unë e adhuroj Shopenin"!
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...