Rikonstruktohet kopshti 26, plotësohen kushtet
Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të kopshtit numër 26 në Rrugën e Kavajës para nisjes së sezonit të ri arsimor.
Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj tha se ashtu siç është premtuar më herët, rikonstruksioni i kopshteve do të përfundojë brenda verës. Vitin e ardhshëm do të nisë puna për ndërtimin e shkollave, çka do të sjellë reduktimin e mësimit me dy turne.
“Tani që rikonstruksioni i kopshtit mbaroi, duket se ç’punë e paqme është bërë këtu. Ky është kopshti i dhjetë nga 23 kopshtet e Tiranës që jemi duke i rikonstruktuar. Ashtu siç e ka emrin, “Diell”, shpresoj se do të shkëlqejë", tha Veliaj.
Kryebashkiaku theksoi se bashkia do të punojë gjithë verën që edhe kopshtet e mbetura të jenë gati në shtator.
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor