Violeta Ramaj: Përvoja ime në eTwinning

eTwinning ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme për mësuesen Violeta Ramaj dhe kolegen e saj, Shpresën. Përmes kësaj platforme, ato kanë bashkëpunuar me shkolla ndërkombëtare. Me etiketa cilësie dhe projekte STEAM, ato synojnë të nxisin edukimin dhe ndërgjegjësimin mjedisor.

Nga Violeta Ramaj 

Mësuese e lëndës Gjuhë shqipe, shkolla 9 – vjeçare “Mark Trokthi” Laç, Kurbin 


E Twinning ka qenë një mundësi fantastike për mua dhe për shoqen time, Shpresën. Kur u bashkuam në këtë platformë, filluam të zbulojmë mundësi të reja për të mësuar dhe për të krijuar lidhje me nxënës dhe mësues nga shkolla të tjera në vend dhe jashtë saj. Ne, së bashku, kemi arritur shumë gjëra të mrekullueshme gjatë periudhës që jemi të angazhuara në eTwinning. Një nga arritjet më të mëdha për ne ka qenë aftësia për të bashkëpunuar me shkolla dhe mësues të tjerë nga vende të ndryshme. Kjo ka ndihmuar në zhvillimin e aftësive tona ndërkulturore, duke na mundësuar të mësojmë nga mënyrat dhe praktikat e ndryshme arsimore. Pjesëmarrja në projekte ndërkombëtare na ka ndihmuar të krijojmë miqësi të reja dhe të zhvillojmë aftësi të rëndësishme si komunikimi dhe punimi në grup. Një tjetër arritje e madhe për ne ka qenë zhvillimi i projekteve krijuese, ku kemi përdorur teknologjinë për të realizuar aktivitete dhe prezantime që janë ndarë me kolegët dhe nxënësit nga shkolla të tjera. Këto projekte na kanë ndihmuar të zhvillojmë aftësi në fushën e digjitalizimit. 


Pjesëmarrja në projekte të eTwinning ka qenë një përvojë e paharrueshme dhe shumë frytdhënëse për ne. Një nga momentet më të veçanta ishte marrja e etiketave  të cilësisë, si për nivelin kombëtar ashtu edhe për atë evropian, për disa nga projektet që kemi realizuar. Këto etiketa janë një vlerësim i punës së palodhur dhe angazhimit tonë, dhe na kanë motivuar akoma më shumë për të vazhduar përpjekjet tona për të sjellë kontribut të vlefshëm në komunitetin ndërkombëtar të eTwinning. Në shkollën 'Mark Trokthi' kemi ndërtuar një histori suksesi përmes platformës eSEP eTwinning, duke u angazhuar në projekte edukative dhe kreative. Përmes përfshirjes aktive të mësuesve dhe nxënësve tanë, kemi krijuar një komunitet të fortë të të mësuarit që promovon zhvillimin profesional dhe personal. Projekte të shquara dhe arritje:


1-Digitalists in the Media (2021)

2- Melt - My English Learning Travel 2021 

3- Our Future Is In Safe With Eko Steam (2023)

4- Let's Stop the World Warming International Project (2023)

5- I CODE WITH FAIRY TALES, I LEARN MY VALUES (2024) 

     

         

Një nga projektet më emocionuese që po realizojmë për vitin 2025 është "Protecting Nature is in Our Hands with STEAM". Ky projekt është një mundësi fantastike për të përdorur metodat STEAM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Arte dhe Matematikë) për të promovuar ndërgjegjësimin dhe veprimin në mbrojtje të mjedisit. Nëpërmjet këtij projekti, ne po zhvillojmë aktivitete që lidhin lëndët shkencore me artet dhe teknologjinë, duke krijuar mundësi për nxënësit të eksplorojnë dhe të kontribuojnë në ruajtjen e natyrës. Ky projekt është një mundësi për ne të zhvillojmë aftësi të reja në fushat e teknologjisë dhe shkencës, duke përdorur metoda kreative për të dhënë mesazhe të fuqishme për mbrojtjen e mjedisit. Pjesëmarrësit nga shkolla të tjera janë të gjithë të angazhuar në aktivitete të ndryshme, duke përdorur teknologjinë për të krijuar projekte dhe prezantime që nxisin ndërgjegjësimin për ndryshimet klimaterike dhe ruajtjen e biodiversitetit. Jemi të lumtura që ky projekt na ofron mundësinë të bashkëpunojmë me nxënës dhe mësues nga shkolla të ndryshme, dhe të ndajmë përvoja dhe ide të reja për të përmirësuar jetën e planetit tonë. Pjesëmarrja në eTwinning ka qenë një eksperiencë e pasur që na ka mundësuar të rritemi dhe të mësojmë shumë në nivele personale dhe profesionale. Jemi të emocionuara për mundësitë që ofron kjo platformë dhe për lidhjet e çmuara që kemi krijuar me mësues dhe nxënës nga të gjithë Evropa. 

Të ardhmen e shohim plot shpresë dhe mundësi për të vazhduar këtë rrugë të mësimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.



© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

329 Lexime
1 ditë më parë