Katalogu online

Publikohet enciklopedia e planeteve aliene

Katalog gjigant është frut i 20 viteve vëzhgime të zhvilluara nga aparatura “Hires”, e teleskopit të Havait dhe i bazuar në rreth 61 000 analiza të më shumë se 1 600 yjeve që janë pranë sistemit tonë.

Publikohet në internet dhe është falas enciklopedia më e madhe e planeteve jashtë sistemit diellor, deklaroi për revistën shkencore “Astrophysical Journal” koordinatorja e këtij projekti, Jennifer Burt e “Massachusetts Institute of Technology”.


Bëhet fjalë për një katalog gjigant, frut i 20 vitesh vëzhgime të zhvilluara nga aparatura “Hires”, e teleskopit të Havait dhe i bazuar në rreth 61 000 analiza të më shumë se 1 600 yjeve që janë pranë sistemit tonë.


“Kjo është një bankë gjigante të dhënash, por nuk jemi mjaftueshëm për të analizuar të gjitha këto të dhëna. Po kërkojmë të bëjmë shkencë në mënyrë me globale, në mënyrë që të tjerët të mund të kenë akses në këto të dhëna. Ka mijëra planete jashtë sistemit diellor dhe shumë punë për t’u bërë”, theksoi Burt.


Shkencëtarët kanë individualizuar më shumë se 100 planete potencialë të ngjashëm me Tokën, një nga të cilët vjen rreth GJ 411, ylli i katërt më i afërt me sistemin tonë.

2,029 Lexime
7 vjet më parë