Pse duhet të përfshihen sportet në shkollë?
Kur fëmijët marrin pjesë në sportet e shkollës, ata sigurojnë ndjenjën e përkatësisë, duke qenë pjesë e një grupi. Gjithashtu, përmes sportit ata marrin në konsideratë interesat e shokëve, jo vetëm interesat e tyre...
Kur fëmijët marrin pjesë në sportet e shkollës, ata sigurojnë ndjenjën e përkatësisë, duke qenë pjesë e një grupi. Përveç kësaj, i ndihmon nxënësit të bashkëveprojnë me bashkëmoshatarët në një mënyrë shoqërore dhe miqësore. Gjithashtu, përmes sportit ata marrin në konsideratë interesat e shokëve, jo vetëm interesat e tyre. “Të punojmë së bashku, të ndajmë kohën, hapësirën emocionale dhe burime të tjera që ndihmojnë të kuptojmë njëri-tjetrin” – ky është qëllimi parësor I të bërit sport në shkollë.
Për më tepër, sporti i ndihmon të kthehen në lojë dhe të mësohen të përballen me suksesin dhe dështimin si një grup dhe një ekip. Këto ndërveprime mund të lehtësojnë shumë lidhjen e nxënësve me njëri tjetrin dhe ata mund të krijojnë miqësi të qëndrueshme me shokët e shkollës. Disa studime kanë treguar se fëmijët që marrin pjesë në aktivitete sportive dhe fizike kanë më pak gjasa të përfshihen në shoqëri jo të duhura.
Angazhimi në sport zvogëlon sasinë e kohës pa mbikëqyrje dhe parandalon mërzinë. Ndaj, këta fëmijë nuk priren drejt alkoolit apo duhanit. U zbulua se vajzat që luajnë me sport mësojnë rëndësinë e përcaktimit të qëllimeve, planifikimit të të gjitha gjërave që mund të jenë pjesë e rëndësishme e suksesit në vendin e punës. Balanca mendore është një nga avantazhet e shumta, ashtu si udhëheqja, durimi, aftësitë sociale etj. Ajo ngërthen besim dhe disipline. Mbi të gjitha, sporti ndërton një natyrë mjaft sportive tek individi, gjë që është shumë thelbësore. Të gjitha këto përvoja dhe zakone që mësohen në sport bëhën të vlefshme në të ardhmen.
Si mund t'i ndihmojnë shkollat nxënësit përmes lojërave dhe sporteve?
Fëmijët duhet të zgjedhin sportin që ata parapëlqejnë. Disa studiues nga vendet perëndimore kanë vërejtur se struktura e ngurtë sportive në shkolla kishte efekte negative. Ata duhet të ndihen të lirë, pa barriera dhe pa rregulla të ngurta. Sigurisht, duhet të ketë një monitorim bazë, në mënyrë që fëmijët të jenë të sigurt. Kjo lejon fëmijët të ndërtojnë ekipet e tyre, duke I vendosur vetë rregullat dhe duke i lënë hapësirë kreativitetit të tyre.
Përfitimet fizike
Sporti e forcon zemrën. Muskujt i përgjigjen aktiviteteve fizike dhe mund të bëhen më të fortë. Zvogëlon yndyrën dhe pastron arteriet dhe venat. Sporti dhe lojërat zvogëlojnë sasinë e kolesterolit dhe yndyrnave të dëmshme në trupin e njeriut. Ushtrimet rigoroze mund të rrisin fleksibilitetin e mureve të enëve të gjakut dhe ndihmojnë në zvogëlimin e presionit të gjakut. Përveç kësaj, sporti ndihmon në uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Ushtrimi parandalon grumbullimin e sheqerit në gjak duke nxitur muskujt që të marrin më shumë glukozë nga qarkullimi i gjakut dhe ta përdorin atë për energji. Kjo mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit. Ai përmirëson frymëmarrjen dhe forcon mushkëritë. Loja dhe sporti rrisin kapacitetin e mushkërive, dhe efikasitetin e tyre në lëvizjen e ajrit. Kontrollon peshën. Gjithashtu forcon kockat, jo vetëm muskujt dhe përmirëson forcën e tyre.
(Përshtati P. Shtini; Portali Shkollor)
Orë mësimi e hapur me klasën e shtatë
Aktivitetet sportive për fëmijët tuaj
Joga dhe fëmijët, çelësi për arritjen e qëllimeve