LOJËRAT DJE DHE SOT

Projekt: "Lojërat dje dhe sot"

Loja është gjendja më e mirë shpirtërore, nuk është vetëm argëtim, por është një mjet për ruajtjen e shoqërisë dhe promovimin e barazisë reciproke. Ky është projekti i realizuar nga Aida Çela, shkolla "Edith Durham", Tiranë.

“Loja është gjendja më e mirë shpirtërore, nuk është vetëm argëtim, por është një mjet për ruajtjen e shoqërisë dhe promovimin e barazisë reciproke. Ajo është shprehja e lirisë, zhvillon te fëmijët të shprehurin, kujdesin ndaj ndjenjave dhe ndaj mirëqenies së të tjerëve.”


Qëllimi i Projektit: Ky projekt ka si qëllim të njohë nxënësit me evolimin e lojërave gjatë një periudhe kohe të caktuar, rëndësinë e tyre në zhvillimin psikomotorik të tyre, të zhvillojë kompetencën e komunikimit dhe të shprehurit ,bashkëpunimit duke vendosur e respektuar rregulla dhe garimin në mënyrë të drejtë gjatë zhvillimit të një loje.


Rezultatet e të nxënit:

1-Njeh disa emra lojërash dhe rregulla të zhvillimit të tyre.

2-Diskuton rreth lojërave, rëndësisë dhe aspektit argëtues të tyre.

3-Përcakton rregulla në zhvillimin e 2-3 lojërave.

4-Garon në mënyrë të drejtë dhe vlerëson rolin e partnerit në lojë.

5-Prezanton projektin dhe rolin e tij në këtë projekt.

6-Plotëson formate vetëvlerësimi dhe vlerësimi për shokët gjatë projektit.


Shtrirja në kohë e projektit 


Faza e parë
Faza e dytë
1 orë 45 min 
1 orë 45 min


Partnerët në projekt: Nxënësit e klasave të para të shkollës 9-vjeçare “Edith Durham”, mësuesit e klasave t para, prindërit e nxënësve që do të ndihmojnë në sigurimin e bazës material, e cila  do të përdoret gjatë zhvillimit të projektit.


Materialet që do të përdoren: Pllakëza të ndryshme, shkumësa me ngjyra, topa llastiku të vegjël, kartona të ndryshëm me rregulla të shkruar, pazëlla formues dhe ndërtues, veshjet sportive..etj


Burimet kryesore të informacionit: Foto ose video me lojëra të ndryshme, lojëra të shkruara bashkë me rregulloren përkatëse, materiale nga interneti...etj.


Përshkrimi i projektit: 

Ora e parë: Një orë 45 min në lëndën e Gjuhës shqipe.  

-Njohja me temën dhe ndarja në grupe. 

-Përcaktimi i liderëve dhe ndarja e punës së gjithsecilit.  

-Njohja me disa lojëra të hershme duke i parë në foto, video ose materiale nga interneti.

-Përzgjedhja e lojës që do të luajnë orën tjetër dhe njohja me bazën material dhe rregullat e saj .


Ora e dytë: Një orë 45 min në lëndën Edukim fizik sporte dhe shëndet.

-Secili lider prezanton lojën që ka përzgjedhur për të luajtur grupi i tij.

-Zhvillon lojerat secili grup dhe nëfund jepen disa mendime dhe vlerësime rreth zhvillimit të lojërave, respektimit të rregullave, partnerëve dhe garimit në mënyrë të drejtë.

-Bëhen foto ose video që projekti tëketë një produkt konkret.

-Në fund me pazëlla formues dhe ndërtues realizojnë një lojë.

-Prezantojnë punën e kryer dhe në minutat fundore plotësojnë formatet e vlerësimit dhe vetëvlerësimit.


 

Përshkrimii produktit të projektit: Produkte të projektit do të jene foto ose video me lojërat, diskutimet dhe prezantimet e fëmijëve.

 

FAZA E PROJEKTITFAZA E PARËFAZA E DYTË
Datat

Orët1 orë e 45 min1 orë e 45 min
Veprimtaritë-njohja me temën
-ndarja në grupe dhe diskutimet rreth lojërave 
-njohja me lojëra të ndryshme nëpërmjet videove, fotografive dhe rregulloreve të shkruara 
-përcaktimi i bazës materiale për secilin grup

-prezantimi  lojës së secilit grup
-njohja me rregulloren e lojës
- zhvillimi i lojës dhe vlerësimi që i bëjnë njëri- tjetrit
-krahasimi i lojërave dje dhe sot

VendiKlasaTerreni sportiv

Personat që marrin pjesë: Mësueit e klasës së parë, nxënësit.

Mënyra e vlerësimit për nxënësit.

Nxënësit do të vlerësohen sipas këtij instrumenti: 

-Kam marre pjesë me dëshirë.

-Kam ndihmuar shokët.

-Jam i lumtur.

-Kam punuar shumë.

-Kam dëgjuar me vëmendje.

-Kam dhënë ide të mira.

-Kam pranuar mendimet e shokëve.

-Mësova gjëra të reja.

-Kam punuar edhe në shtëpi.

-Jam kënaqur.

-Jam ndjerë i përfshirë.

 “Loja e lirë i bën  fëmijët  negociatorë të shkathët, të vendosur nëzgjidhjen e problemeve dhe të mbështetur në vetvete.



(Materialin mund ta shkarkoni më poshtë)

(Realizoi punimin Aida Çela; Portali Shkollor)

7,462 Lexime
5 vjet më parë