Profesori përdor teknologjinë për të dalluar reagimin e studentëve
“Me anë të kësaj teknologjie mund të dalloj nëse nxënësit janë vërtet të interesuar dhe entuziastë për leksionet. Duke marrë një reagim të tillë, mund t’i pyes nëse kjo është një mënyrë e mirë për të mësuar?”
Teknologjia e njohjes së fytyrës është një mjet i dobishëm kur ka të bëjë me sigurinë, si për shembull identifikimi i përdoruesve të autorizuar, apo personave të dyshuar në polici.
Sidoqoftë në një universitet në Kinë, një lektor ka gjetur një mënyrë të re shumë efektive për përdorimin e kësaj teknologjie. Ai përdor identifikimin e fytyrave për të detektuar nëse ndonjë nga studentët është i mërzitur. Lektori nuk po e bën këtë për të ndëshkuar studentë jo të interesuar, por për të vlerësuar efektivitetin e punës së tij.
Lektori, Wei Xiaoyong thotë: Me anë të kësaj teknologjie mund të dalloj nëse nxënësit janë vërtet të interesuar dhe entuziastë për leksionet. Duke marrë një reagim të tillë, mund t’i pyes nëse kjo është një mënyrë e mirë për të mësuar?
Kjo është metoda më e mirë për të shikuar se si reagojnë studentët dhe si ndihen ata vërtet për leksionet që shpjegohen në klasë, ndryshe nga metoda tradicionale që përdor metodën e plotësimit të anketave për të vlerësuar reagimet e nxënësve.
“Një artist nuk ka nevojë të dijë shumë në matematikë”
Gjuha shqipe, ndër tre gjuhët më të vjetra në botë
10 ndërtesa më të bukura në botë