Problemi matematikor që habiti përdoruesit e internetit

Një problem matematikor i postuar në Facebook nga një prezantues televiziv nga Singapori ka habitur mijëra përdorues të internetit në të gjithë botën. Problemi ka marrë mijëra komente dhe është shpërndarë gjithandej, veçanërisht kur u mendua se ishte për 11-vjeçarët.

Problemi lidhet me gjetjen e ditëlindjes së një vajze të quajtur Sheril duke përdorur të dhënat e pakta që ajo iu jep miqve të saj, Albertit dhe Bernardit.


Për këtë problem është krijuar edhe një hashtag në Twitter, #cherylsbirthday, madje edhe një kolonë zanore.


Ky është ushtrimi:

Alberti dhe Bernardi janë bërë shokë me Sherilën dhe duan të zbulojnë ditëlindjen e saj. Sherila u jep atyre 10 data të mundshme:

15 maj 16 maj 19 maj

17 qershor 18 qershor

14 korrik 16 korrik

14 gusht 15 gusht 17 gusht

Sherila u tregon pastaj Albertit dhe Bernardit, veç e veç, muajin dhe datën e lindjes, respektivisht.

Alberti: Unë nuk e di kur e ka ditëlindjen Sherila, por di edhe se as Bernardi nuk e di.

Bernardi: Në fillim nuk e dija kur e kishte ditëlindjen Sherila, por tani e di.

Albert: Atëherë edhe unë e di kur është ditëlindja e Sherilës.

Pra, kur është ditëlindja e saj?


Sherila i tregon Albertit muajin e ditëlindjes dhe Bernardit datën e lindjes. Nga bashkëbisedimi duhet të kuptojmë se kur është ditëlindja e Sherilës.


Alberti di nëse ditëlindja është në muajin maj, qershor, korrik ose gusht, ndërsa Bernardi di nëse ditëlindja është në datat 14, 15, 16, 17, 18, 19.

Alberti thotë se nuk e di kur e ka ditëlindjen Sherila, por di edhe se as Bernardi nuk e di.


Kjo nënkupton:

Nëse kjo deklaratë është e vërtetë, numri i Bernardit duhet të jetë një numër që shfaqet dy herë, që të mos jetë unik. Kështu duhet të heqim numrat 18, 19 sepse janë unikë.

Bernardi thotë pastaj se në fillim nuk e dinte kur e kishte ditëlindjen Sherila, por tani e di.


Si e kuptoi? Ja si: Datat e mbetura janë 14, 15, 16, 17. Nëse Bernardi do të dinte një nga këto data, 14, 15, 16, ai nuk do të mund ta zbulonte menjëherë përgjigjen, sepse të gjithë muajt shfaqen dy herë, përveç 17 qershorit.


Supozojmë se Bernardi di numrin 17, kanë mbetur vetëm muajt qershor ose gusht. Në qershor ka mbetur vetëm një zgjedhje, 17 qershori, kështu nëse ditëlindja do të ishte në qershor, Alberti do ta kuptonte menjëherë përgjigjen.


Por Albert thotë që nuk e di ditëlindjen, që do të thotë se nuk është në muajin qershor. Kështu përgjigja është 17 gusht.

Për ta kuptuar më mirë problemin, shihni videon e mëposhtme:


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,809 Lexime
8 vjet më parë