Pritja madhështore e kampiones olimpike në vendlindje
Kampionia e Medaljes së Artë në Lojrat Opimpike të Rios në xhudo premton suksese të mëtejshme dhe falënderon bashkëkombasit për mbështetjen.
Majlinda Kelmendi, xhudistja pejane, u bë sërisht protagoniste e medias, pas pritjes madhështore që iu rezervua në qytetin e lindjes.
Mijëra qytetarë dolën në sheshin kryesor ta presin kampionen olimpike, ndërsa Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri e takoi personalisht Kelmendin duke u shprehur se “është ndjenjë e veçantë ta pres Majlindën. Shpresoj se nuk do të jetë hera e fundit”.
“Faleminderit të gjithëve. Jam shumë e lumtur dhe emocionuar për këtë pritje”, tha e përlotur Majlinda.
Driton Kuka, trajneri i kampiones, falenderoi të gjithë të pranishmit në sheshin pejan dhe iu premtoi se ky nuk do të jetë suksesi i fundit i kampiones.
Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Rios në kategorinë 52 kilogram në sportin e xhudos.
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Poezi nga mësuesja Vera Ujka