Poezi

“Premiera ime”, poezi nga nxënësja Sanja Hoxhallari

Sanja Hoxhallari, 15 vjeçe, nxënëse ekselente në klasën X, e shkollës jopublike "Qëllimi i Jetës”, preferoi të ndante me ne njërën prej poezive të saj. Pasioni Sanjës është të shkruarit, kryesisht poezi, por jo vetëm.

Premiera ime


Vjeshta e florinjtë, më ngacmoi pak nga pak,

Më solli kaq shumë kujtime, që kisha mbyll' me kapak.

Më mori tutje, më hodhi në një mal,

Më transferoi në shtëpinë që e shemba dalëngadalë.

Më ngjiti në majë, më vendosi si në minber,

Më detyroi të shihja, kohën e përzier.


...Në të pashë një luginë me gëzime,

Mijëra fytyra të lumtura të shoqëruara me çiltërsime.

Të qeshurat, me burim, direkt e nga shpirti,

Jehonin ndër shpate, djallëzinë e pëlciti.

Harmoninë e pashë të lulëzuar porsi lulënajë,

Mirëkuptimi pat' shtruar atdheun e githëkësaj.


...Në të vërejta një fytyrë të malit,

Rrëshqiste sinqeriteti në slitën e pishmanit,

Shurdhuese qe zhurma e zemrës së vrarë,

Tek e pashë që ra, nga recprociteti i pa marrë.

Gurin e zhgënjimit e pashë të thepisur,

Dukej e vështirë ta lustroje pa e bezdisur.


...Në mes të këtyre rridhte një lumë,

Ku i merrte copëzat kujtimore që pat’në lënë gjurmë.

I rrëmbente furishëm, i përplaste pas gurësh,

I lëndonte viktimat, me gojëdhëna për udhësh.

Ia turbullonte ujin e kristaltë,

I hidhte tash’ të panevojshme, në ujëvarën e lartë!



Nga Sanja Hoxhallari

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,735 Lexime
2 vjet më parë