“Një ditë pushimesh në bregdet”-detyrë portofoli nga nxënësi Rei Aliaj
Nxënësi Rei Aliaj ka dëshiruar të ndajë me ne këtë detyrë të tij, teksa ka përshkruar një ditë pushimesh në bregdet, ku ka përfshirë sa më shumë emra që përdoren vetëm në njëjës ose vetëm në shumës, si dhe emra të farefisnisë me nyjë të përparme.
Detyrë portofoli
Lënda: Gjuhë shqipe 8
Tema: Përshkruani një ditë pushimesh në bregdet ku të përfshini sa më shumë emra që përdoren vetëm në njëjës ose vetëm në shumës, si dhe emra të farefisnisë me nyjë të përparme. Analizo 5 prej tyre.
Pushimet verore çdo vit i kalojmë me familjen në bregdet. Mami, babi, vëllai dhe unë, verën e kaluar pushuam në plazhin e bukur të Velipojës. Nëse familja është lumturi, deti është shëndet dhe argëtim!
Velipoja shquhet për bukurinë dhe vlerat kurative. Plazhi gumëzhinte nga zërat e pushuesve që vinin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe të huaj. Dita ishte shumë e bukur, dielli shkëlqente me rrezet e tij të arta dhe rëra na përvëlonte këmbët.
Bënte shumë vapë dhe syzet ishin shoqërueset tona gjatë gjithë ditës, që të mbronim sytë nga dielli. Deti ishte i qetë, i ngrohtë dhe gëlonte nga njerëzia. Adriatiku është det joshës ku të magjeps me bukurinë e tij. Mëngjeset me vesë, shëtitjet në breg të detit, ajri i pastër të kujtonin Alpet shqiptare.
Ushqimet e preferuara për familjen ishin: supë me perime, makarona me fruta deti, fruta dhe pije freskuese, kurse unë preferoj vetëm makaronat me fruta deti.
Gjatë verës vishnim rroba të lehta, triko të pambukta me pantallona të shkurta.
Pushimet gjithmonë kanë shokë të rinj që të mbushin ditën. Këtë verë ne u njohëm me shumë miq të rinj, por më i dashuri për mua ishte Gabrieli, që vinte nga një familje kosovare, por që jetonte në Gjermani.
I ati i tij ishte kuzhinier në një restorant në Berlin, ndërsa e ëma punonte parukiere. E motra, Gabriela ishte e apasionuar pas leximit, dhe tërë ditën lexonte libra artistikë, që ishin botuar kohët e fundit.
Ne u lidhëm familjarisht me ta. Mami im, bisedonte më të ëmën për punën e vështirë si mësuese. Im atë diskutonte më të atin për jetën e vështirë në Gjermani, ndërsa unë dhe vëllai im, luanim e notonin në det me Gabrielin dhe të motrën. Pushimet i shijuam në maksimum kur erdhën te ne për vizitë gjyshërit e mi të dashur dhe na zbukuruan ditët që na kishin mbetur.
Gjatë atyre ditëve takuam edhe disa kushërinj të mi, të cilët kishin ardhur për pushime nga jashtë shtetit. Organizuam gara notimi, lojëra volejbolli dhe basketbolli.
Gjatë pushimeve ne bëmë dhe shëtitje me anije në det, ku shijuam mrekullinë e kaltërsinë së ujit, dallgët e mëdha dhe ajrin e pastër.
Ditët kaluan shpejt dhe pushimet mbaruan. Im atë dhe i atii Gabrelit e lanë që takohen çdo vit për pushime. E shoqja e tij dhe ime më shkëmbyen numrat mes tyre. E bija dhe i biri u mallëngjyen shumë se do të ndaheshim dhe do t’u mungonte shqipja në Gjermani.
Ne u përshëndetëm me miqtë tanë dhe u kthyem në shtëpinë tonë të dashur.
Analiza:
I ati - gjinia mashkullore, rasa emërore,numri njëjës
Makaronat - gjinia femërore, rasa kallëzore, numri shumës
Syzet - gjinia femërore, rasa emërore, numri shumës
E ëma - gjinia femërore, rasa emërore, numri njëjës
Vesë - gjinia femërore, rasa kallëzore, numri njëjës
Punoi: Rei Alijaj
Pranoi: Ms.Bernarda Shahini
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Ese për Ismail Qemalin dhe Festat e Nëntorit
“Shkolla ime”, ese nga nxënësja Besarta Bracaj
Njihuni me Stivenin, nxënësin që çdo detyrë e shoqëron me vizatim