Lojë matematikore

Praktikoni shumëzimin nëpërmjet kësaj loje të thjeshtë

Jeni duke kërkuar një mënyrë për të planifikuar shumëzimin? Shikoni këtë lojë argëtuese dhe përshtateni në nivele të ndryshme për nxënësit tuaj. Mund të praktikoni algoritme të avancuara.

1. Shkarkoni dhe printoni paketën tonë të lojës së shumëzimit. Aty përfshihen 20 faqe për nivele të ndryshme, nga fillestarët deri tek të avancuarit.

2. Zgjidhni metodën që dëshironi të përdorni në orën mësimore dhe që dëshironi që nxënësit të praktikohen. Paketa përfshin tabelën e thjeshtë të shumëzimit si dhe atë komplekse.

3. Jepini çdo nxënësi një laps dhe një kapëse fletësh për të krijuar rrotulluesin. Rrotulloni kapësen në mënyrë që të përcaktoni llojin e ushtrimit që nxënësi do bëjë.

4. Sapo nxënësit të krijojnë besimin dhe të jenë të ushtruar mirë me ato lloj ushtrimesh, jepini një fletë tjetër me ushtrime më të avancuara.

(Portali Shkollor)

7,983 Lexime
6 vjet më parë