KRIJIM

Poezia "Nënës"



Poezi e ndjerë kushtuar nënës, në prag të tetë marsit. Studentja e letërsisë, Kleida Peçulaj, ia dedikon këtë poezi asaj që meriton të festojë çdo ditë të jetës, nënës.

Nënës


Nënë,

Jetën e kemi çdo ditë në fije të perit,

Se fatet, ditën e tretë,

Caktohen që nga lart.


Ditën, nuk e dimë kur e kemi,

Por është mirë ta lemë nga një amanet,

Edhe pse ti do luash vendit…


Nënë,

Jetën e kemi çdo ditë në fije të perit,

E prap harrojmë të themi, "Të dua!"

E prap harrojmë ta rrokim njëri-tjetrin.


Nënë,

Kur do na vijë ora,

Unë e ti s'e dimë.

E largët të jetë dita, çdo ditë lutemi.

E prapë në fije të perit ajo përkundet.


Nënë,

Ti merak mos ki!

Mos pyet pse, por veç beso!

Beso në Zot e engjëj.

Nënë me lot mos e lag çdo natë,

por as mos të qash nuk dua.


Kur dita të na vijë,

Mua e ty, e ty e mua,

Le të këndojmë, "Vajzën e valëve",

E botës t'i tregojmë se nga pritja shpëtuam.



(Kleida Peçulaj; Portali Shkollor)

1,936 Lexime
4 vjet më parë