Festivali i Poezisë së Pabotueme

"Poezia është në ajër e do pasohet ndër breza"

Në festivalin e Poezisë së Pabotueme morën pjesë 127 poetë nga të gjitha trevat ku ka shqiptarë dhe në finalen e festivalit dolën 25 konkurentë të cilët interpretuan krijimet e tyre dhe dëgjuan vlerësimet e kritikën e profesionistëve.

Salla e koncerteve “Gjon Kapedani” mirëpriti artistë, poetë e konkurentë të cilët nën drejtimin e gazetares Erjona Rusi zhvilluan Festivalin e Poezisë së Pabotueme, edicioni i 9. Ky aktivitet u organizua nga Eko Mendje me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Shtëpisë Botuese ALBAS, gazetës Telegraf dhe Tv Rozafa!


Festivali u konceptua si një festë për poezinë ku njerëz të mëdhenj të fjalës dhuruan emocione me çdo varg që shprehen e interpretuan. Poetët, muzikantët e këngëtarët krijuan një atmosferë mbresëlënëse ku emocionet ishin kryefjala e festivalit.

E gjithë kjo u krijua për të treguar vazhdimësinë e poezisë në fidanishten që Eko Mendje po tenton të rrisë. 25 poetë të rinj dhe të vjetër treguan që poezia është në ajër e do pasohet ndër breza. 


Prania e kritikës letrare, jurisë së mediave, jurisë së aktorëve dhe jurisë së muzikantëve bëjnë që festivali të jetë në një nivel të lartë si nga ana e poezive ashtu edhe nga çmimet e fiuara. 


Kjo juri e madhe ishte përberë nga zonja dhe zotërinj, nga profesorë, kritikë letrarë dhe poet si: Zija Vukaj, Valbona Karakaci, Alketa Kraja, Primo Shllaku, Rita Petro, Ana Kove, Alida Luka, Pjaver Kroni; aktorë të mirënjohur si: Arben Derhemi, Agron Dizdari, Merita Smaja, regjisorë: Verjana Abazi dhe Alma Hoti; interpretues: Festim Avdyli; gazetarë: Fjodora Fjora, Freskida Miloti, Emi Kalaja, Besart Jacaj dhe Alma Puka; muzikantë: Bardh Hysa dhe Anton Kaftalli; skulptor Ferid Kola.


Mes poezive dhe luleve të asaj salle, artisti Eugjen Gargjola interpretoi dhe shoqëroi me violinë, kitarë dhe piano, duke ndjekur poezitë në tingullin më të përshtatshëm, duke njehsuar tingullin me fjalën.

Profesor Lekë Jakova shoqëroi në piano të talentuarën Anjeza Marku e cila interpretoi arie të shkëputura nga Opera Mrika.


Në këtë festival morën pjesë 127 poetë nga të gjitha trevat ku ka shqiptarë dhe në finalen e festivalit dolën 25 prej tyre: Abdyl Kadolli, Adriatike Lami, Alban Kali, Alban Tufa, Albina Nipolli, Arjola Zadrima, Artur Rusi, Bedri Zyberaj, Demir Gjergji, Elvis Ndoja, Ermira Ymeraj, Fatmira Loci, Gezim Murajza, Hysen Grajcevci, Irgen Dragovoja, Lindite Dushku, Melita Vjerdha, Migjen Fazliu, Mimoza Rexhvelaj, Riza Braholli, Rudina Cupi, Valbona Kolgeci, Valter Kodra, Yzedin Hima, Zhuljeta Grabocka.

Çmimet

Fituese e festivalit doli Arjola Zadrima

Vendi i dytë Alban Kali

Vendi i tretë Rudina Çupi

Çmime i Interpretimit:

Vendi i parë Ermira Ymeraj

Vendi i dytë Artur Rusi

Vendi i tretë Irgen Dragovoja.

Çmimi Poezia Melodike

Vendi i parë Riza Braholli

Vendi i dytë Zhyljeta Grabocka

Vendi i tretë Abdyl Kadolli

Çmimi i Medias

Vendi i parë Arjola Zadrima

Vendi i dytë Adriatike Lami

Vendi i tretë Irgen Dragovoja

Çmimi EKO Mendje 

Abdyl Kadolli

(Portali Shkollor)

3,195 Lexime
7 vjet më parë