
Poezi nga mësuesja Arbana Emini: Dashuri dhe mirënjohje për fëmijët dhe ata që i ndihmojnë
Poezitë e mësueses Arbana Emini, që flasin për dashurinë dhe mirënjohjen ndaj atyre që ndihmojnë fëmijët të rriten, janë pjesë e radhës në hapësirën e dedikuar për pasionet dhe hobet e mësuesve në Portalin Shkollor Albas, një iniciativë që nxit shprehjen e talenteve të tyre.
Arbana Emini, mësuese e klasës së dytë në shkollën "Musa Zajmi", ka shkruar disa poezi me temë nga jeta e përditshme e fëmijëve.
Poezitë e saj përshkruajnë lidhjet e ngrohta dhe të dashura që krijohen në jetën e vogëlushëve, si dhe përkushtimin dhe dashurinë që ata ndiejnë për të tjerët.
Titujt e poezive janë "Babi dhe mami, ndihmuesit e mi", "Shoku im i veçantë", "Shokët e klasës", "Shoqet e klasës", "Nënës time" dhe "Mësuesja ime". Çdo poezi ndihmon në zhvillimin e ndjenjave të mirësjelljes, respektit dhe dashurisë ndërmjet fëmijëve dhe njerëzve të tjerë të rëndësishëm në jetën e tyre.







© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Detyrë klase: Dhoma ime
Emocionet e vitit të parë