Poezi "Në moshën time"
Në këto ditë karantinimi, ju ftojmë t'i dedikoni më shumë kohë leximit, ndaj sjellim për lexuesit poezitë e gjimnazistes së talentuar të "Petro Nini Luarasit", Bora Mingës.
“Në moshën time”
Në moshën time, asgjë nuk ka rëndësi ,
në botën time, ekzistoj vec unë dhe çdo ëndërr që ndërtoj unë, tani.
Akrepat e kohës time në trisht ngecin,
e ndonjëherë, për derën e guximit e humbas celsin.
Në moshën time, jetoj momentin si të vijë,
në botën time, sunduesit grinden dhe përse nuk e di.
Në jetën time, betejat s‘janë aq të rralla,
dhe çdo cast, e jetoj pa e kthyer më kokën mbrapa.
Ne s‘ekzistojmë po prap të kërkoj,
e pyes veten ndonjëherë në mbrëmje nëse,
në moshën time dashuria mund të ekzistojë?
Por, une të dua dhe aq shumë të kam kërkuar,
a thua është vërtetë dashuri apo mosha kërkon për të na sfiduar?!
Ditët s‘ndalen, as minutat që ikin fluturim,
e fluturon si koha njëkohësisht dhe shpirti im.
Tani gjendet diku larg, nga kjo botë pa jetë,
Në një tjetër planet, ku ka gjetur jetën e vërtetë.
E kjo vetja ime, me veten bie në kontradikte,
më pushton ndjesia e errësirës, saqë edhe nga vetja kam frikë.
Por prap, në gjak, kam të injektuar adrenalinë,
se...s‘ka kohë për të menduar, koha si gjërat e rëndësishme në jetë, nuk ka çmim.
“Kur jashtë bie borë”
Qyteti po shtang nga kjo ftohtësi,
shpirtrat akull, a ka më ftohtë?
E në qiell, mbulohet gjithcka nëpër retë gri,
e dashur, pa dashur po më duket aq e bukur, sa e kotë!
E rrugët e qytetit të mbuluara në bardhësi,
sa bukur duket, qyteti i gjithi i bardhë,
Veç unë dhe ti, mbetëm ende në shi,
e shiu ndjenjat po na tret dalëngadalë.
Ku janë diktimet e ligjëratat në emër të dashurisë?!
E sot , në emër të dashurisë tė them se dot s’të harroj!
Kur jashtë bie borë bie në kurthin e vetmisë,
dhe me borën shkriu kjo vetmi që sapo filloj.
Sytë e tu, që pasqyrojnë bardhësinë e rrugëve,
atyre rrugëve ku ndeshëm njëri-tjetrin përditë.
E kur jashtë bie borë kjo ligjëratë mendje-zemër, e pafundme,
do të mësoj se si të ligjëroj për këtë shpirt.
“Nënës”
Unë mendoja se nuk kishe nga ta dije, ma,
por nëna e kupton atë që nuk e thotë fëmija.
E asnjë dashuri në botë këtë ndjenjë nuk e ka,
se c’ka një lidhje tjetër kjo dashuria.
Dashuria e nënës thonë është paqe,
por paqja s’është aq e qetë sa ty.
S’ka në botë për asnjë fëmijë, dhimbje më të madhe,
kur lotët ia sheh asaj në sy!
E vishe një buzëqeshje sot, për mua ma,
se ti e di unë se dua veten kur ti nuk buzëqesh.
Mes gjithë vështirësive dhe rrugëve të egra, sakrifikove për të sjellë në jetë një jetë.
Ti je dita jetës time, çasti, koha, momenti ,
vetë jeta.
Unë jam frymë nga fryma jote,
unë jam nga ty pasqyrimi pa gënjeshtra,
një lule mirësie, që mbiu në farat që ti në jetë mbolle.
Qindra, mijëra proverba për ty në botë,
po më mirë për ty mund të dëfrejë veç fëmija.
Ti shkele gjëmbat që në trendafil më dolën,
e unë të ecja nëpër petale, por unë këtë nuk e dija.
Ma,
e vetmja forcë që më mbështeti dhe i vetmi besim që më ngriti sërish..
Ishte dashuria e nënës,
është shpirt nga shpirti saj, ky shpirti im.
Se jam...
Drita saj dhe bekimi,
unë kurrë s’bera dot dritë për të, dhe pse i fortë qe ndriçimi.
Por dua ta dish se askush nuk të zëvendëson,
tek unë, je dashuria më e madhe.
Nuk janë vec fraza as zhargon,
Je historia e njerëzimit, jeta nga ty fillon.
Sepse, vrrullin e të dhuruarit ngrohtësi, ti kurrë nuk e ndale.
E poetët nga ty lindën,
piktorët nga ty u përkushtuan në detaje.
Se “ Zemra nënës është një humnerë e thellë,
në fund të së cilës gjithmonë do të gjesh falje”.
(Bora Minga; Portali Shkollor)
Ese për Ismail Qemalin dhe Festat e Nëntorit
Shtëpia jonë (mjedisi)
Ese “Jeta njerëzore është një dhuratë shumë e çmuar”