"Poetët e së ardhmes" - Konkurs poezie për fëmijë nga Albas Kosovë

Shtëpia Botuese "Albas" Kosovë shpall konkursin e poezisë "Poetët e së ardhmes" për fëmijët 6-14 vjeç, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë. Fituesit do të shpërblehen me çmime nga Albas. Dërgoni poezitë tuaja deri më 21 Mars 2025 në [email protected]

Të dashur fëmijë, prindër dhe mësues!


Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, më 21 Mars, Shtëpia Botuese "Albas" në Kosovë shpall konkursin e poezisë "Poetët e së ardhmes", dedikuar talenteve të rinj. Ky konkurs u ofron fëmijëve një mundësi të shkëlqyer për të shprehur krijimtarinë e tyre dhe për të festuar fuqinë e fjalës artistike.


Kush mund të marrë pjesë?


Konkursi është i hapur për fëmijët nga Kosova, të moshës 6-14 vjeç.


Si mund të aplikoni?

Shkruani një poezi origjinale, me jo më shumë se 4 strofa. Dërgojeni poezinë në adresën e email-it [email protected], duke përdorur subjektin "Poetët e së ardhmes". Mos harroni të përfshini të dhënat e poetit (emrin, mbiemrin, moshën) dhe një numër kontaktues. Bëhuni ndjekës të faqeve tona në rrjetet sociale për të qëndruar të informuar mbi ecurinë e konkursit.


Çfarë mund të fitoni?

Vendi i parë: Libra nga Albas në vlerë prej 50 eurosh.

Vendi i dytë: Libra nga Albas në vlerë prej 30 eurosh.

Vendi i tretë: Libra nga Albas në vlerë prej 20 eurosh.


Poezitë fituese do të publikohen në portalin tonë, duke i dhënë mundësi të gjithë lexuesve të shijojnë talentin e fëmijëve pjesëmarrës.


Ejani të festojmë së bashku bukurinë e poezisë dhe të inkurajojmë talentet e reja! Mezi presim të lexojmë krijimet tuaja!


Afati i fundit për dorëzimin e poezive: 21 Mars 2025


Për më shumë informacione, na kontaktoni në rrjetet tona sociale ose në email.



© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

195 Lexime
1 ditë më parë