21 marsi, Dita Botërore e Poezisë
Kjo ditë shënon një nga format më të çmuara të njerëzimit të shprehjes dhe identitetit kulturor e gjuhësor. E praktikuar gjatë historisë, në çdo kulturë poezia flet për vlerat e përbashkëta të njerëzve, duke e shndërruar poezinë në një katalizator të fuqishëm për dialogun dhe paqen.
21 marsi shënon ditën botërore të poezisë.
Kjo ditë ka për qëllim nderimin e poetëve, leximin, shkrimin, promovimin e botimin e poezisë në të gjithë botën. Gjatë kësaj dite, në shumë vende të botës zhvillohen konferenca, mbrëmje poetike e takime për të lexuar e analizuar poezi.
Kjo ditë u shpall nga UNESCO në 1999, për t’i dhënë shtysë lëvizjeve poetike kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, për të treguar ndërlidhjen e poezisë me artet e tjera, si edhe për të promovuar më gjerësisht poezinë në media.
Poezia i ka rrënjët në lashtësi, në formën epike, që u ndërtua në vargje për t’u përhapur lehtësisht në mënyrë gojore. Me kalimin e kohës, poezia mori trajta të ndryshme në varësi të parimeve estetike të çdo epoke.
Përpara se të caktohej data 21 mars, dita botërore e poezisë festohej në tetor, në emër të Virgjilit, i cili lindi më 15 tetor në vitin 70 para erës sonë.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Urimet dhe mesazhet e gjuhëtarëve dhe të njohësve të gjuhës shqipe për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare
Për herë të parë një Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, Manastirliu: Bashkë për të mbrojtur dhe forcuar trashëgiminë tonë gjuhësore
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe