Përqendrohu, luaj dhe mëso
Këto janë disa ide se si t’ua bëni fëmijëve orën e mësimit më interesante dhe më argëtuese. Nëpërmjet lojës fëmijët mësojnë më shpejt dhe e kanë më të lehtë që të kuptojnë.
Loja “Rrotullo shishen”
Çfarë ju duhet:
10-14 nxënës
Një shishe
Vend për t’u ulur për secilin
Si të luani
Njëri fillon dhe thotë diçka si për shembull: “Emri im është Majk dhe unë e dua detin”. Natyrisht që loja e ka një “kleçkë”. Fëmija duhet ta plotësoje fjalinë duke përdorur shkronjën e parë të emrit të tij/saj për fjalën e fundit të fjalisë. Pasi të thoni ju fjalinë e parë, i radhës që do të thotë një fjali do bëjë të njëjtën gjë duke përdorur të njëjtën mënyrë, si për shembull: “Unë jam Toni dhe mua më pëlqen tenisi.” Kështu ju si drejtues i lojës do rrotulloni shishen që ndodhet në mes të fëmijëve. Atë fëmijë të cilit i drejtohet maja e shishes pasi të ndalet, duhet të thotë menjëherë një fjali të tillë.
Loja e gazetës
Çfarë ju duhet:
Vend për t’u ulur për secilin
10-30 nxënës
Një gazetë
Si të luani
Një vullnetar shkon në mes duke mbajtur një gazetë në duar. Të tjerët duhet të mundohen t’i prekin këmbët lojtarit që po sillet në brenda rrethit. Drejtuesi i lojës mund ta shmangë këtë pjesë duke thirrur emrat e lojtarëve të tjerë që po mundohen ta prekin atë që mban gazetën në duar dhe ai duhet të shmanget por pa parë drejt lojtarëve, duke parë vetëm gazetën që ka para në duar. Nëse njëri nga lojtarët arrin të prekë këmbët atëherë ai duhet të dorëzoje gazetën tek ai lojtar dhe loja nis nga fillimi.
Loja Zip-Zap
Çfarë ju duhet:
Hapësirë e madhe
10-30 nxënës
Si të luani
Një drejtues loje hyn në mes, i drejtohet cilit lojtarë të dëshirojë dhe thotë zip ose zap. Nëse thotë zip, personi të cilit ju drejtua, duhet të prekë komshiun në të majtën e tij, nëse thotë zap duhet të bëjë të njëjtën gjë, por me komshiun në të djathtë. Nuk duhet të dështoni sepse në atë moment që do të prekni shokun tuaj në të majtë apo në të djathtë ju duhet të ndërroni vendet me njëri-tjetrin. Nëse nuk i ndërroni shpejt ose ngatërroni anën ju do i lini vendin tuaj atij dhe do ndërroheni me atë që është në mes. Kur personi në mes thotë “zip-zap”, të gjithë duhet të kërkojnë një vend të ri për t’u ulur. Ai që arrin të ulet i fundit do shkojë në mes dhe të fillojë lojën nga fillimi.
(Portali Shkolor)
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Rregullat për të luajtur lojën me letra “UNO”
Fletë pune për 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit