Përfundon maratona e programimit për fëmijë
Sot është mbajtur maratona më e madhe e programimit për fëmijë – Hackathon.
Kjo ngjarje është organizuar nga Akademia jCoders, e përkrahur nga Qendra Inovative e Kosovës (ICK), ka pasë për qëllim të shtyjë fëmijët të moshës 8-15 vjeçare që brenda një dite të programojnë dhe zhvillojnë video-lojëra, duke gërshetuar aspekte të ndryshme të kodimit, elektronikës dhe robotikës.
Në këtë ditë morën pjesë 80 fëmijë të talentuar dhe entuziastë, për të shprehur kreativitetin përmes kodimit.
Ky është Hackathoni i dytë i programerëve të rinj. Kjo ditë ka filluar me përzgjedhjen e detyrave dhe lojërave të cilat këta të rinjtë i kanë zhvilluar. Pastaj, duke punuar në 15 grupe, fëmijët kanë realizuar mbi 20 projekte të ndryshme të përzgjedhura ose të konceptuara nga vet ata. Më vonë këto lojëra janë prezantuar para publikut, të pranishëm në ceremoninë përmbyllëse.
Ceremonia ishte e hapur për publikun e gjerë, i cili kishte mundësi t’idëgjojë prezantimet nga nxënësit. Prezantimet ishin të shkurta, ndërsa fëmijët tregonin kodin e realizimit dhe më pas demonstronin projektin.
Në ceremoni janë dalluar kontribuuesit kryesor të Hackathon-it dhe programerët e dalluar me nga një trofe.
Por, pse mësimi i programimit është i rëndësishëm për çdo fëmijë?
• Programimi apo kodimi shtyn inovacionin. Nga veturat vetë-ngasëse deri te mediat sociale, shkencat kompjuterike janë duke e revolucionarizuar çdo aspekt të jetës tonë. Kodimi është aftësi bazë të cilën çdo fëmijë duhet ta mësojë që të jetë i gatshëm për të ardhmen.
• Kodimi i lejon fëmijët të jenë kreativë. Ata mund të krijojnë projekte të cilat bëjnë gjëra të mahnitshme.
• Kodimi shton vetëbesimin. Është jashtëzakonisht fuqizuese për çdo fëmijë të jetë i aftë për të krijuar projekte dhe t’i ndaje ato projekte me familjen dhe shoqërinë.
• Kodimi më së miri mësohet në moshë të hershme. Është vërtetuar se mësimi i programimit është njëjtë sikur mësimi i një gjuhe dytësore. Sa më herët që fëmijët ekspozohen ndaj koncepteve themelore – renditja, unazat, kushtëzimet –aq më thellë i absorbojnë këto koncepte.
• Kodimi përkthehet në sukses në fusha tjera. Mësimi i kodimit mbështet mësimin e fushave tjera, siç janë matematika, leximi dhe shkencat.
Për më shumë për këtë organizim klikoni në adresat e mëposhtme:
https://www.facebook.com/jcodersEdu
http://www.j-coders.com/duke-ndodhur-tani/
(Telegrafi)
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
Fëmijëria, koha më e bukur që më është falur