POEZI

Për fëmijët e mi dua...

Dëshirat e një prindi për fëmijët e tij të shprehura në disa vargje....poezia i drejtohet mësuesve dhe sistemit arsimor teksa nëpërmjet saj autori do të vlerësonte dashurinë dhe edukatën se sa notat dhe arritjet e larta të fëmijëve në shkollë!

Për fëmijët e mi dua...


Dua fëmijët e mi në shkollë

Të rriten me fjalën “respekt”,

Dhe le mos ta dinë shumëzimin perfekt.


Dua të mësojnë fjalën “bashkëpunim”,

Dhe le të mos jenë ekselencë në drejtshkrim.


Fjalën përpjekje ta njohin mirë,

Dhe le të lënë pa bërë ndoshta ndonjë detyrë.


Fjalën “entuziazëm” ata të mësojnë,

Dhe le të mos të marrin 10-të sa herë teste bëjnë.


Të shkojnë në shkollë plot gëzim,

Dhe nota mos të jetë temë e parë për diskutim.


Sepse unë mendoj se në shkollë rëndësi 

 s’kanë notat dhe rezultatet, 

Por të mësuarit me dashuri! 


E.K



(Portali Shkollor)

2,718 Lexime
4 vjet më parë