“Parku MamBi”, për herë të parë në teknikën e hologramit
Premiera më re "Parku MamBi" i fton të gjithë vogëlushët duke filluar nga dita e shtunë dhe e dielë në ora 10:30.
Premiera më re "Parku MamBi" i fton të gjithë vogëlushët duke filluar nga dita e shtunë dhe e dielë në ora 10:30.
Jetojmë në epokën e teknologjisë. Çdo ditë e më shumë jeta jonë po bëhet e varur prej saj dhe gjithmonë e më shumë edhe fëmijët po përfshihen nga teknologjia duke u shkëputur nga lojërat reale dhe nga miqtë e tyre.
Parku “MamBi” është parku i ëndrrave të çdo fëmije, një park magjik ku ata shprehin veten, i vetmi vend që nuk ka hyrë në botën virtuale. Por edhe parku “MamBi” është në rezik, Paku (Mbreti i botës virtuale) po mundohet ta pushtojë edhe këtë vend. Një djalë i vogël, i shkathët dhe guximtar, ashtu siç janë të gjithë fëmijët, Aldi, përpiqet, bashkë me mikun e tij robot të shpëtojë parkun “MamBi”.
Aventura e tij është e vështirë dhe plot të papritura, por atij vazhdimisht do t’i vijnë në ndihmë personazhet e dushur të botës virtuale si: Princesha Elsa, Sponçbobi dhe Minions etj. Kush do ta fitojë betejën bota virtuale apo ajo reale?
Përmes kësaj shfaqjeje mjaft argëtuese, ku me anë të lojërave, në të cilat edhe vet fëmijët do jenë protagonistë, ata do të marrin mesazhe mjaft të rëndësishme, ku më kryesori është ai i varësisë nga bota virtuale (kompjuterat, celularët, video-game,etj..), që të mos jenë të varur nga lojërat kompjuterike, por të shkojnë drejt lojërave kreative të cilat zhvillojnë imagjinatën e tyre.
Duke qënë një shfaqje interaktive, synojmë përfshirjen maksimale të vëmëndjes së fëmijëve spektatorë.
Për herë të parë në Shqipëri në këtë shfaqje është përdorur një teknik e re inovative teatrore sic është hologrami, e gërshetuar me projeksionin, videoanimacionin, interpretimin aktorial, koreografisë dhe këndimit.
Teksti & regjia: Nelson Mulla
Animacion & Hologram: Renato Aliçkolli
Kostumografe: Sofi Kara
Skenograf: Beqo Nanaj
Koreografe: Almenda Hoxha
Aktorë: Aldjon Matarangasi, Françeska Hysi, Anderson Gurra, Kristiana Dodaj, Erlin Visha
Monedha dhe shkenca e studimit të saj, Numizmatika
Vendi i shqipes në familjen e gjuhëve indoeuropiane
Si të visheni me stil në ditët me dëborë