Aktiviteti

Panairi me punimet më të bukura të nxënësve të shkollave artistike shqiptare

Publiku i kryeqytetit dhe jo vetëm, ditën e shtunë më datë 16 tetor, nga ora 11:00 deri në orën 13:00 do të ketë mundësinë të shijojë përgjatë trotuarit në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Panairin me punimet më të bukura të nxënësve që vijnë nga shkollat me orientim artistik të vendit.

Këtë të shtunë në Tiranë do të organizohet Panairi më i veçantë në fushën e arsimit.


Më 16 tetor, nga ora 11:00 deri ne 13:00 një publikë i gjerë do të ketë mundësinë të shijojë përgjatë trotuarit në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Panairin me punimet më të bukura të nxënësve që vijnë nga shkollat me orientim artistik të vendit.


Kryesisht punimet do të jenë të zhanrit pikturë, skulpturë etj. Do i bashkohet kësaj atmosfere edhe energjia pozitive e Shkollës së Baletit dhe Shkollës Beslidhja.


Mos mungoni të shijoni dhe argëtoheni duke mbështetur nxënësit e ardhur nga:

 “Jordan Misja”, Tiranë. 

“Jan Kukuzeli”, Durrës. 

“Feim Ibrahimi”, Gjirokastër. 

“Ajet Xhindole”, Berat. 

“Onufri”, Elbasan.

“Naim Frashëri”, Vlorë.

“Prek Jakova”, Shkodër.

“Jakov Xoxa”, Fier.

“Tefta Tashko Koço”, Korçë.

“Shkolla e Baletit”, Tiranë.

“Shkolla Beselidhja”, Lezhë.


Panairi organizohet nga MAS, Ministria e Rinisë, DPAP, Bashkia e Tiranës, së bashku në mbështetje të talenteve të rinj! 




© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,145 Lexime
3 vjet më parë