Nxënësit mbështesin mësuesen Persida Toska
Ina Gjini është nxënësja e mësueses Persida Toska e cila është konkurente në konkursin “Mësuesi Digjital”. Ina ka shkruar sot në adresën tonë për të mbështetur mësuesen si dhe për t’i uruar asaj gëzuar festën.
Unë quhem Ina Gjini dhe jam një nxënëse e mësueses Persida Toska, e cila është pjesëmarrëse në konkursin “Mësuesi digjital”. Edhe pse fjalët e mrekullueshme për këtë mësuese të devotshme letërsie janë të shumta, sërish nuk mund të shprehin asgjë rreth cilësive dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm që ka ndaj të gjithë nxënësve të saj dhe me plot gojën mund të them se është kthyer në një nënë të dytë për ne.
Mësuese Persida është kujdestarja ime tashmë prej tre vitesh gjimnaz dhe nuk më kujtohet një moment i vetëm ku ajo mund të ketë neglizhuar orën e mësimit apo të jetë vonuar disa minuta pasi ka filluar ora e letërsisë. Qëllimi i saj gjithmonë ka qenë përcjellja e njohurive në këtë fushë duke na folur me shumë pasion rreth letërsisë, të bukurës dhe artit. Madje dhe ata nxënës, të cilët nuk janë shumë të interesuar pas mësimit, kjo mësuese që nuk ia gjen dot shoqen bën që të shkruajnë dhe të marrin shënime rreth mësimit të caktuar.
Ndoshta kjo do të duket pak klishe, por unë nuk po e shkruaj këtë thjesht për të mburrur mësuesen time, por janë të rrallë ata mësues, të cilët interesohen për ccdo nxënës dhe për ata, të cilët duan thjesht të marrin një notë kaluese. Por mbi të gjitha na ka qëndruar pranë në ccdo moment të vështirë duke na këshilluar si një prind i dytë e madje ndonjëherë mund ta kemi mërzitur, por ajo asnjëherë nuk është lodhur me ne. Devotshmëria, përkushtimi, por mbi të gjitha pasioni që mësuese Persida ka, e dallojnë ccdo ditë e më shumë për profesionalitetin që ka në mësimdhënie. Nuk mund të rri pa përmendur dhe punën intesive që po bën me ne maturantët duke na përgatitur sicc duhet për provimin e shtetit në letërsi. Këto nuk janë thjesht fjalë, por janë të dala thellë nga shpirti, sepse një të dytë si mësuese Persida nuk gjen.
I uroj nga zemra shumë suksese në këtë konkurs dhe shpresoj që ta fitojë, sepse e meriton. Mundi dhe djersa e saj me ne nxënësit, duhet të shpërblehet! Faleminderit!
(Portali Shkollor)
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Detyrë klase: Dhoma ime