Noti, sporti që vë në funksion të gjithë muskujt e trupit
Noti nga profesionistët konsiderohet si një ndër sportet më të dobishme, i cili vë në funksion të gjithë muskujt e trupit, edhe muskujt të cilët rrallë herë janë aktivë gjatë jetës së përditshme.
Noti nga profesionistët konsiderohet si një ndër sportet më të dobishme, i cili vë në funksion të gjithë muskujt e trupit, edhe muskujt të cilët rrallë herë janë aktivë gjatë jetës së përditshme. Sipas ekspertëve, noti hyn tek sportet që kërkojnë rezistencë të lartë, pasi vetëm për një gjysmë ore not, mund të digjen 350 kalori.
Kjo ndodh për shkak se trupit i duhet rezistencë më e madhe, 14 herë më shumë, sesa rezistenca ndaj çdo sporti tjetër. Kështu, trupit i duhet të djegë më shumë energji që të vazhdojë të ruajë dinamikën e tij brenda ujit. Përveçse përbën një sport të sigurt në forcimin e zemrës, muskujve dhe rritjen e fleksibilitetit, të notuarit është një tjetër alternativë në rritjen e cilësisë së jetës. Për një shëndet sa më të mirë, ekspertët sugjerojnë tre herë në javë not, me një kohëzgjatje 30 – 45 minuta.
Noti është i vetmi aktivitet fizik me të cilin duhet të njihet çdo fëmijë që në moshë të hershme. Ky sport i cili kryhet në ujë zgjon tek fëmijët emocione të bukura dhe të lumtura. Kudo në botë noti është lëndë e detyrueshme në shkollën fillore, gjë e cila u mundëson fëmijëve të zhvillojnë dhe t'i përvetësojnë teknikat e notit, dhe në të njejtën kohë fëmijët të arrijnë të qëndrojnë vetë mbi ujë. Noti, përveç përfitimeve të shumta që ofron, ndikon pozitivisht në shëndetin dhe në zhvillimin e fëmijës.
1. Përmirëson funksionin e lëvizshmërisë dhe të muskujve
2. Stimulon funksionimin e rregullt të sistemit kardiovaskular
3. Aktivizon dhe forcon të gjithë muskulaturën
4. Mundëson zhvillimin e duhur psikomotorik
5. Përmirëson koordinimin e lëvizjes
6. Zgjon ndjenjën e gëzimit dhe të dashurisë ndaj ujit
7. Parandalon shfaqjen e deformimeve në shtyllën kurrizore
8. Mundëson përvetësimin e teknikave të notit (stil i lirë, stil flutur, not shpine, not bretkose)
9. Nëpërmjet notit fëmijët socializohen dhe shoqërohen
10. Pasi të mësojnë të notojnë, fëmijët fitojnë vetëbesim, ata madje janë në gjendje që të shpëtojnë jetë të njerëzve të tjerë në ujë
Ky sport paraqet kulturën e jetës moderne dhe në të njejtën kohë është më i përhapur në të gjithë botën. Mësojeni fëmijën që në moshë të vogël t'i gëzohet dhe ta shijojë notin, të mos kenë frikë dhe të mos traumatizohen nga mjedisi i ujit.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Aktivitetet sportive për fëmijët tuaj
Arsimimi i futbollistëve, 10 më të talentuarit
Joga në klasë, zgjedhja e zgjuar për të pasur nxënës pozitivë