![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2017-08/28/1958-0-e8643ae000e90094122034983e7ad46f.jpg)
Majlinda Kelmendi, xhudistja më e mirë në botë
Kampionia olimpike është shpallur fituese e çmimit “Xhudistja më e mirë e sotme” dhe ai i është dorëzuar në Budapest të Hungarisë, gjatë një ceremonie.
Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka vlerësuar me çmim xhudisten nga Kosova, Majlinda Kelmendi. Kampionia olimpike është shpallur fituese e çmimit “Xhudistja më e mirë në botë” dhe ai i është dorëzuar në Budapest të Hungarisë, gjatë një ceremoni që u zhvillua mbrëmjen e djeshme, pra një ditë para Kampionatit Botëror në Xhudo.
Kelmendi ka falënderuar kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, duke thënë se ishte ai i cili i mundësoi Kosovës pranimin në Komitetin Olimpik.
Trajneri i Kelmendit, Driton Kuka duke folur për rëndësinë e këtij çmimi, ka thënë se ky çmim është i barasvlershëm me “Topin e Artë” në futboll.
Hockey, sporti dimëror
Projekti gjigant, 50 mijë shkolla futbolli deri në 2025
Europiani i Peshëngritjes do të zhvillohet në Durrës