Nobelisti më i vjetër në histori, John Goodenough, njeriu i shkencës, që dashuron artin dhe letërsinë
Shkencëtari amerikan, si dhe Nobelisti më i vjetër, në historinë njerëzore, rrëfen përmes humorit që e karakterizon, se çdo të thotë të kapërcesh fushat, të zbulosh rreth shkencës dhe të lëvrosh poezinë.
Njeriu i shkencës, që dashuron artin dhe letërsinë, për të njohur dhe për t'u endur midis dy botëve, midis asaj reales dhe asaj irreales, objektives dhe subjektives, konkretes dhe abstraktes, dashurisë për fantastiken dhe pasionin pbër të prekshmen. Ky është John Goodenough!
John Bannister Goodenough është një shkencëtar amerikan dhe nobelist në kimi. Ai është profesor i inxhinierisë mekanike dhe shkencës në Universitetin e Teksasit në Austin. Goodenough lindi në Jena, Gjermani. Gjatë dhe pas diplomimit në Universitetin e Yale-t, Goodenough shërbeu si një meteorolog amerikan në Luftën e Dytë Botërore. U doktorua për fizikë në Universitetin e Çikagos, më tej për Kimi në universitetin e Oksfordit.
Në vitin 2019, atij iu dha çmimi Nobel në Kimi, dhe në moshën 97-vjeçare duke u bë laureati më i vjetër për Nobel në histori.
Fituesi i çmimit Nobel për Kiminë, John Goodenogh, rrëfen mënyrën sesi ai filloi të shkruante poezi. Përmes humorit dhe batutave që e karakterizojnë, ai rrëfen se e nisi si një dhuratë ndaj të shoqes, si një mënyrë për t'i demostruar asaj gjithë dashurinë dhe përkushtimin.
Por, për ta bërë këtë duhej të ishtë një lexues i mirë, në mënyrë që të njihte metaforat dhe figurat e tjera letrare. E veçanta e John-it është jeta e kaluar nëpër shkencë, sepse fushat që ka perfeksionuar gjatë gjithë viteve të jetës së tij janë Fizika dhe Kimi, për të cilën edhe u vlerësua me çmimin Nobel.
Njeriu i shkencës, që dashuron artin dhe letërsinë, për të njohur dhe për të endur midis dy botëve, midis asaj reales dhe asaj irreales, objektives dhe subjektives, konkretes dhe abstraktes, dashurisë për fantastiken dhe pasionin pbër të prekshmen. Lidhjet e forta mes artit dhe shkencës, si pjesë e një gjeneze dhe nje logjike njerëzore ndërthuren këndshëm tek shkencëtari John Goodenogh. Nuk janë të pakta rastet e shkrimtarëve, që janë edhe shkencëtarë në fushat e shkencave të natyrës, apo e kundërta.
Ju prezantojmë me John Goodenogh!
(Përktheu dhe përgatiti Parajsa Shtini; Titroi Arnold Përlala: Portali Shkollor)
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
“Bedri Dedja, gjithmonë për brezat e së ardhmes” – Aktiviteti në nderim të autorit dhe krijimtarisë së tij për fëmijë
Xhamia e Et’hem Beut