Njihuni me malet që duken si ylber
Parku Gjeologjik Zhangye Danxia në Provincën Gansu, Kinë, është një nga parqet më unik në botë.Kodrat shumëngjyrëshe që formojnë forma si kështjella, zogj dhe figura njerëzore janë mbresëlënëse. Struktura gjeologjike e kombinuar me kushtet e motit të shkretëtirës dhe erozionit, krijuan këtë parajsë ngjyrash.
U deshën të paktën 24 milionë vite që natyra të krijonte një nga vendet më mbresëlënëse dhe më të gjalla të planetit.
Parku Gjeologjik Zhangye Danxia në Provincën Gansu, Kinë, u formua nga erozioni i gurit ranor të kuq, duke formuar maja të izoluara dhe shpate të pjerrëta. Struktura gjeologjike e kombinuar me kushtet e motit të shkretëtirës dhe erozionin nga era dhe uji, krijuan këtë parajsë ngjyrash.
Gjeologët pohojnë se ngjyrat u krijuan për shkak të lëvizjes së kores së tokës, gjë që bën që shtresat e shkëmbinjve të shfaqen me ngjyra, madhësi dhe forma të ndryshme.
Rezultati erdhi ndër shekuj, pasi u formua një shtresë pas tjetrës dhe sot, ngjyrat e veçanta provokojnë admirim. Malet shumëngjyrësh formojnë forma të mrekullueshme si kështjella, kone, kulla, si dhe figura njerëzore, zogj dhe kafshë. Majat e maleve të larta shfaqen përmes mjegullës dhe reve, duke përbërë një peizazh magjik.
Zona ndodhet në pjesën veriperëndimore të vendit, midis Tibetit dhe Rrafshnaltës Huangtu, dhe kufizohet me Mongolinë. Nëse jeni të interesuar, mënyra më e mirë për të arritur në park është të shkoni së pari në Lanzhou dhe më pas të udhëtoni në rrugë ajrore ose tren.
Sezoni më i mirë është nga Qershori deri në Shtator. Mbizotërojnë kushte ideale gjatë kësaj periudhe, pasi kombinimi i diellit dhe rrjedhjeve të pakta nxjerr në pah më shumë ngjyrat e maleve që ngjasojnë me ylber. Është më mirë të vizitoni parkun në mëngjes dhe në muzg, veçanërisht në perëndimin e diellit, kur ngjyrat ndryshojnë vazhdimisht, me shtresat e verdha dhe të kuqe që mbulohen nga një shtresë e lehtë gri.
Udhëtim të mbarë, qoftë dhe me imagjinatë!
#NgjarjeBotërore
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Përralla e babagjyshit të Vitit të Ri
10 ndërtesa më të bukura në botë
“Superhëna” dhe “hëna e përgjakshme”