Një zbulim interesant nga shkencëtarët për botën
“Mauritius është një ishull dhe nuk ekzistojnë gurë më të vjetër se 9 milionë vite në të. Megjithatë, duke studiuar gurët në zbuluam se zirkonët janë rreth 3 miliardë vite të lashtë”,
Shkencëtarët kanë mundur të zbulojnë një “kontinent të harruar” të madh të quajtur Mauritia, të fshehur poshtë ishullit të quajtur Mauritius. Sipas Huffington Post besohet se kjo masë prehistorike toke, u zhduk në oqean gjatë kohës kur India u nda nga Madagaskari. Megjithatë nuk mendohet se kjo botë e humbur të ketë qënë fillimi i civilizimit të Atlantis, pasi u zhduk më shumë se 84 milion vite më parë. Për të vërtetuar dhe nxjerrë në dritë fakte të reja shkencëtarët filluan të analizojnë masa zirkoni që rezultuan me të vjetra se vetë ishulli i Mauritius. “Toka ka dy pjesë, kontinentet që janë të vjetra dhe oqeanet, që janë të ‘‘rinj”, shpjegon shkencëtari Lewis Ashwal. “Mauritius është një ishull dhe nuk ekzistojnë gurë më të vjetër se 9 milionë vite në të. Megjithatë, duke studiuar gurët në zbuluam se zirkonët janë rreth 3 miliardë vite të lashtë”, tha Ashwal më tej.
Ky zbulim i quajtur botë më vete ishte dikur shtëpia e një mase gjigande të quajtur Pangea që u shpërbë dalëngadale duke formuar më pas kontinentet e tjera që ekzistojnë sot. Mendohet dhe besohet se Mauritia ishte pjesë e një superkontinenti edhe më të madh të quajtur Gondwana, që u bashkua me Pangea dhe më pas u nda për të formuar Amerikën e Jugut, Antarktikën, Afrikën, Madagaskarin dhe Australinë.
“Piter Pan”, shfaqje për fëmijët në Teatrin Eksperimental
Si të visheni me stil në ditët me dëborë
Vendi i shqipes në familjen e gjuhëve indoeuropiane