Një takim letrar në shkollën e mesme profesionale “Gjergj Canco”mbi librin “Dritëhijet, fatet”
Në kuadër të aktiviteteve të muajit prill, si muaji i librit, në shkollën Profesionale Tekniko-Elektrike “Gjergj Canco” në Tiranë, u zhvillua një takim letrar mbi librin “Dritëhijet, fatet”, ku e ftuar ishte vetë autorja e veprës, Xhoana Jakun. Gjatë takimit, studentët listuan një sërë pyetjesh.
Në kuadër të aktiviteteve të muajit prill, si muaji i librit, Shkolla Profesionale Tekniko-Elektrike “Gjergj Canco” në Tiranë, në mjediset e bibliotekës së shkollës zhvilloi një takim letrar mbi librin “Dritëhijet, fatet”, ku e ftuar ishte vetë autorja e veprës, Xhoana Jakun. Në këtë takim ishin të pranishëm studentë nga të katërta vitet e shkollës profesionale, së bashku me mësueset përkatëse të lëndëve.
Gjatë takimit, studentët listuan një sërë pyetjesh mbi veprën “Dritëhijet”, por edhe pyetje të përgjithshme mbi tematikat e librave, preferencat dhe autorëve më të preferuar. Duke qenë një shkollë profesionale, ku shkencat ekzakte dhe teknologjia mbeten kryefjalë, studentët së bashku me autoren diskutuan mbi dobitë e teknologjisë dhe anët negativenë lexim. Marrë shkas edhe nga libri “Dritëhijet”, takimi u përqendrua shumë në temën:Inteligjenca njerëzorevsInteligjenca artificiale.
Xhoana, autorja e librit, i pyeti nxënësit e shkollës së mesme:
- A besoni se një makineri mund të përçojë në letërsi ndjeshmërinë njerëzore?
Studentët gëzonin një qasje pozitive ndaj të mirave të ofruara nga teknologjia, ndërkohë nuk i kursenin dyshimet sa i takon letërsisë artificiale.
Libri “Dritëhijet”, duke qenë se është i ndërtuar në zhanrin disutopik, e trajton këtë tematikë, si dhe problematika të njeriut dhe raporteve që e lidhin atë me botën e jashtme. Përgjatë takimit u krijua një atmosferë produktive, në shkëmbimet e mendimeve dhe ideve. Sigurisht nuk munguan as batutat me natyrë utopike, që nxënësit propozuan drejt një të ardhme më të mirë.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...
Mëso si të jetosh vet, mëso edhe nxënësit si të jetojnë
113 vite më parë u çel e para shkollë e mesme shqipe, "Normalja e Elbasanit"