Një foto që vlen sa një mijë fjalë!
Filozofia që përcjell kjo foto vlen shumë më tepër se reforma në drejtësi, vlen një mijë herë më shumë se të gjitha fjalimet që mbajnë udhëheqësit politikë të enjten në parlament, apo gjatë gjithë javës nëpër tribuna të ndryshme.
Filozofia që përcjell kjo foto vlen shumë më tepër se reforma në drejtësi, vlen një mijë herë më shumë se të gjitha fjalimet që mbajnë udhëheqësit politikë të enjten në parlament, apo gjatë gjithë javës nëpër tribuna të ndryshme. U emocionova aq shumë kur e pashë këtë nënë të ulur mbi një gur, me katër-pesë duar barishte përpara, po lexonte një libër. Ju afrova dhe i kërkova leje ta fotografoj.
Ajo më tha: "Jo të keqen nana se ju na i qitni në internet fotografitë e masanej vijnë policat e s'na lanë me shitë."
Kur e pyeta se çfarë libri po lexonte. Ajo m’u përgjigj me një ofshamë dhimbjeje që i doli nga thellësia e shpirtit: "E ka shkruar im bir që jeton tash 15 vite në Kanada... "
Më la pa fjalë, doja t'ia blija të gjitha barishtet që kishte shtruar mbi trotuar, por për fat të keq isha nisur për një takim dhe koha s'ishte me mua...shpresoj ta shoh prapë dhe t’ia blej atë metër katror me barishte në trotuarin pronë e pushtetit dhe jo e publikut.
(Nga, Bislim Ahmetaj, lektor Universiteti ''Aleksandër Moisiu", Durrës)
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Marrëdhënia prind-mësues, çelësi i suksesit të fëmijës