Gjimnazi “Naim Frashëri” Durrës

Maturantja e shkencave ekzakte fiton olimpiadën në letërsi!

Albiona Musagalliu, maturantja e gjimnazit “Naim Frashëri” në Durrës, një nxënëse ekselente, e prirur drejt shkencave ekzakte dhe letërsisë

Albiona Musagalliu është fituesja e olimpiadës së letërsisë. Ajo është me origjinë nga Berati dhe është maturante e gjimnazit “Naim Frashëri” në Durrës. Maturantja nga Durrësi tregon se mësuesit e përzgjodhën për të marrë pjesë në olimpiadë pasi ajo ka mesatare të lartë dhe është pjesë e rrjetit të ekselencës.

Albiona e ka mesataren 10.4. Ajo ka prirje në shkencat ekzakte. Ajo që e lidh me letërsinë është pasioni. Që në shkollën 9-vjeçare ka marrë pjesë në aktivitet letrare që zhvillonte shkolla. Albiona është vlerësuar me çmime të ndryshme në shkollë por edhe në rang qarku. Kulmimi ishte vendi i parë në Olimpiadën Kombëtare të Letërsisë për klasat e njëmbëdhjeta.

Edhe në olimpiadat e organizuara gjatë këtij viti shkollor, ajo ka arritur rezultate të kënaqshme, duke përmendur vendin e dytë në Olimpiadën e Kimisë dhe vendin e parë në letërsi në rang qarku. Së fundmi, ka fituar vendin e dytë në letërsi në rang kombëtar.

Albiona ka shprehur dëshirën e saj për të studiuar mjekësi, lëndët me zgjidhje që do të japë provim biologjinë dhe kiminë e avancuar.

Portali Shkollor i uron suksese Albionës!

2,487 Lexime
8 vjet më parë