"Një dorë robot", 17-vjeçarja fiton medalje të argjendtë
17-vjeçarja nga Elbasani, nxënëse në kolegjin “Mehmet Akif” në Tiranë fitoi medalje të argjendtë me projektin “Një dorë robot”
Nxënësja nga Cërriku paraqiti projektin “Një dorërobot” në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve I-SWEEEP“. Konkursi Shkencor Ndërkombëtar në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dheMjedisit”, i cili u zhvillua në Qendrën “Gorge Brown” të shtetit Houston, nëTexas/SHBA. Në këtë konkurs morën pjesë 564 nxënës dhe 300 mësues, ku u prezantuan 385 projektet më të mira nga 62 vende të ndryshme të botës.
Shqipëria u përfaqësua nga Esli Belshi nxënëse e Kolegjit Turk “Mehmet Akif” në degën inxhinieri, me projektin “Një dorërobot”. Projekti i prezantuar nga Esli Belshi u vlerësua nga juria me medalje argjendi, ndërsa “North Amerikan University” i ofroj asaj një bursë studimi.
Projekti bazohet në risitë në zhvillimin e elektronikës dhe qëllimi ka qenë prezantimi i një projekti të thjeshtë, që nëpërmjet një mikroçipi, dora e dëmtuar të komandohet me anë të zërit.
Ajo tregon emocionet e veçanta gjatë marrjes së çmimit dhe thotë se në momentet kur ka ngritur flamurin e ka harruar veten, por ka menduar për gjithë Shqipërinë.
“Idenë e mora rastësisht. Ishte një rast aktual i dikujt që kishte probleme me gjymtyrët esipërme. Më ngacmoi ideja që ta bëj edhe këtë kategori që të ndjehet si tëtjerët. Dhe ju përvesha punës”, është shprehur ajo.
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
Fëmijëria, koha më e bukur që më është falur