Ese krahasuese

Matematika dhe Gjuha

Ese krahasuese nga nxënësi i klasës së 8-të Leonard Myftari, shkolla Velabisht, Berat. Nëpërmjet kësaj eseje nxënësi ka bërë një krahasim sa origjinal aq edhe të thjeshtë të dy lëndëve mësimore, matematikës dhe të gjuhës shqipe. Për më tepër ju ftojmë ta lexoni.

Ese-ja krahasuese "Matematika dhe Gjuha"

Lënda: Gjuhë shqipe VIII

Shkolla: Velabisht, Berat

Nxënësi: Leonard Myftari



Çdo lëndë ka rëndësinë e padiskutueshme në shumë fusha të jetës. Secila prej tyre është e domosdoshme për integritetin e shoqërisë. 


Por, dy prej tyre janë matematika dhe gjuha.


Matematika sigurisht është një lëndë shumë e rëndësishme. Është mrekulli të zotërosh fuqinë e numrave dhe ekuacioneve dhe të deshifrosh kodet dhe sekretet e jetës, por të gjitha këto duan punë dhe shumë vite studime.


Ndërsa gjuha të jep aftësinë e të folurit bukur dhe në mënyrë të qytetëruar, të artikulosh saktë, pa gabime dhe rrjedhshëm.


Matematika në pamje të parë duket e vështirë, e lodhshme dhe ndonjëherë, e mërzitshme. 


Kurse gjuha është e vështirë, por edhe argëtuese njëkohësisht, me krahasimet e larmishme dhe me tekstet që të shpalosin fantazinë. 


Matematika të zhvillon inteligjencën, ndërsa gjuha fantazinë. Matematika është kudo dhe në çdo vend, kurse gjuha është me ty dhe se si ti e përdor atë. Një simbol në matematikë zëvendësohet me një epitet në gjuhë. Matematika të përballë me probleme nga jeta dhe të jep zgjidhjen e tyre, ndërsa gjuha të çon me imagjinatë në një vend tjetër dhe të bën t'i harrosh problemet. Matematika të ngacmon kuriozitetin për të zgjidhur gjithçka, gjuha të prek fantazinë dhe të kesh përpara syve çdo gjë vetëm me disa fjalë.


Pavarësisht këtyre, që të dyja lëndët janë shumë te rëndësishme dhe të nevojshme për zhvillimin akademik dhe human të qenies njerëzore.



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

6,896 Lexime
3 vjet më parë