të diskutojmë së bashku

Një detyrë klase që nxit debat

Çfarë e shtyn një maturant të zgjedhë që në të ardhmen të bëhet shpërndarës droge? Detyra e klasës që nxiti debat në të gjitha rrjetet sociale! Na shkruani në [email protected] cili është mendimi juaj?

Në rrjetet sociale po qarkullon një “detyrë klasë” e realizuar nga një maturant . Detyra mban datën 25.09.2017. Në lëndën e gjuhës shqipe nxënësve ju është kërkuar që të tregojnë se çfarë profesioni ju pëlqen dhe përse. 


Përgjigjja e këtij maturanti ka lënë pa fjalë mësuesin, si dhe ka nxitur debat në të gjitha rrjetet sociale ku kjo detyrë vijon të shpërndahet me shpejtësi. Por çfarë ka të veçantë kjo detyrë? Nxënësi gjimnazist ka zgjedhur që në të ardhmen të bëhet: SPIACATORE.


Pra, gjimnazisti ëndërron të bëhet shpërndarës droge dhe të jetë lider në treg! Ai shpjegon se me kalimin e kohës do e mësojë këtë punë sepse nuk ka eksperiencë, por është i bindur që ky profesion i sjell fitime të mjaftueshme për të jetuar mirë!


Lexojeni detyrën dhe na shkruani mendimet / opinionet tuaja në: [email protected]

(Portali Shkollor)

5,010 Lexime
7 vjet më parë