“Një biri të ëmbël”, poezia dhe dedikimi emocionues i një nëne për fëmijën e saj me autizëm
Dedikimi dhe poezia që vjen nëpërmjet këtij artikulli pasqyron një pjesë të shpirtit të nënës dhe mësueses Selime Kotori Barolli, për fëmijën e saj me autizëm; thirrja për të vepruar praktikisht për fëmijët me autizëm kërkon vërtetë vëmendjen e të gjithëve ne...
Në teori për fëmijët me autizëm ndodhin shumë angazhime nga shoqëria, nga media ndoshta dhe nga institucionet e edukimit. Po në praktikë, në terren kush, cili prej jush/nesh bën një hap drejt atyre që fati i ka drejtuar në destinacionin e vetmisë,errësirës, braktisjes, heshtjes, dhimbjes, pafuqisë?...
Sa shumë publicitet dhe reklama për autizmin, a thua se për ata që e jetojnë fizikisht dhe shpirtërisht mund të ndizet drita e shpresës ...
Autizmi ka një dimension të gjerë, të thellë, shumëplanësh, të ndryshëm të cilin askush nuk mund ta përkufizojë dhe ta matë. Të vetmit aktorë dhe faktorë që bashkëjetojnë dhe bashkëveprojnë me autizmin janë vetë individët e pafajshëm dhe të brishtë me prindërit e tyre.
Sikur 24 orë të jetoni jetën e prindërve me fëmijë që vuajnë nga autizmi do t'ju duhet të filloni ditën që me lindjen e diellit, të ndjeni pafuqinë e edukimit të fëmijës, të mos gjeni dentist për të rregulluar dhëmbët e fëmijës, të mos i ofroni shërbimin e nevojshëm shëndetësor, të mos përdorni transportin publik si të gjithë njerëzit, të jeni i kufizuar në jetën tuaj, të humbisni ngjyrat e jetës, të përjetoni frikë aty ku nuk e kuptoni atë...
Poezi
Një biri të ëmbël
Më jep një ngjyrë
O biri im..ç’të duash
Blu…të ashpër të bardhë me vraga a ngjyrë ëndrrash
Mbi rërë a gur shpirti të vizatoj lutjet
Veç ti të mos vuash!
Një fjalë ma jep, fjalë të padëgjuar
Relika ime le të jetë si bedenë
E brishtë si lulet në lindje
Kuptimplotë sa një legjendë!
Dhe telajot ku ti ngjyrat e shpirtit hedh për nat’
Do jem çdo Nënë për ty
Her’ mbuluar me dhimbje të paqme
Dhe herë pa shtrat!
Nga Selime Kotori Barolli
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Detyrë klase: Dhoma ime
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy