Ese

Mësuesja ime e parë

Kjo ese kushtuar mësuesit është shkruar nga nxënësja e klasës së pestë Elita Hajdini. Krijimi i kushtohet mësueses së saj të klasës së parë.

 

Isha shumë e vogël për të ditur se si është dita e parë e shkollës, nuk e paramendoja dot, por tani që jam në klasën e pestë dhe e kam të freskët atë ditë kur mësuesja ime na u drejtua me plot dashuri. 


Për mua me kalimin e kohës  për këto pesë vite bashkë, mësuesja është si një nënë e dytë.

Ajo më mësoi  si të jem një nxënëse e sukseshme, prandaj mësuesja ime 

e klasës së parë do të jetë frymëzim për mua që të kem suksese të mëtutjeshme në jetën time.


Në ditën tënde 7 Marsin, e dashura mësuese përveç një dhurate simbolike do të jap premtimin se nuk do të zhgënjej si nxënëse e jotja dhe do të jem ndër fëmijët që do të arrijë suksesin e duhur e të jap në të ardhmen gjithçka  që mundem për atdheun tim.


Nxënësja: Elita  Hajdini, klasa: V

Shkolla fillore: “Ismail Qemali”

Prelez i Jerlive


42,293 Lexime
7 vjet më parë