Itali

Nëse 6-vjeçarët s’janë të vaksinuar, gjobiten prindërit

Nëse 6-vjeçarët nuk janë të vaksinuar, prindërit e tyre do të gjobiten. Teoritë konspirative që qarkullojnë rreth rrezikut që vjen prej vaksinave, kanë bërë që prindërit të tremben dhe të mos pranojnë që fëmijët të vaksinohen.

Qeveria italiane ka vendosur me ligj qe fëmijët duhet të vaksinohen kundër 12 sëmundjeve tipike si: fruthi, shytat, hepatiti B e shumë të tjera, para se ata të regjistrohen nëpër  shkolla shtetërore. 


Kryeministri italian, akuzoi se reduktimi i vaksinave tek fëmijët është bërë për shkak të përhapjes së teorive që qarkullojnë rreth tyre. Ky ligj i ri ka marrë shtysë, pasi rastet e prekjes nga sëmundja e fruthit dhe jo vetëm kanë qenë më të larta gjatë kësaj periudhe se sa gjatë gjithë vitit 2016.


Nëse 6-vjeçarët nuk janë të vaksinuar, prindërit e tyre do të gjobiten. Teoritë konspirative që qarkullojnë rreth rrezikut që vjen prej vaksinave, kanë bërë që prindërit të tremben dhe të mos pranojnë që fëmijët të vaksinohen. Përveçse në Itali, ku numri i fëmijëve 2-vjeçar të vaksinuar është ulur nga 90% në 80% edhe në vendin tonë flitet për shifra të reduktuara.


“Këto sëmundje duhet të parandalohen. Fruthi, difteriti e shumë të tjera janë ngjitëse dhe mund të çojnë deri në vdekje. Ne po ju japim një mesazh të fortë të gjithëve.”- kështu u shpreh ministria e shëndetit  Beatrice Lorenzin, e cila bën me dije se edhe studimet e kohëve të mëparshme të cilat dyshonin se ekziston një lidhje mes vaksinës së fruthit dhe shytave me autizmin tek fëmijët, nuk janë provuar kurrë.


(Portali Shkollor)

2,421 Lexime
7 vjet më parë